Prindërit e Ervis Zotaj tepër të tronditur nga krimi i rëndë në të cilën u përfshi djali i tyre kërkojnë nga drejtësia dënim maksimal.
Tre të rinj u përshfinë në vrasjen e Drita Saliaj në fshatin Gjerbës të Mallakastës më 5 janar 2020.
Nipi i bashkëshortit të saj dhe dy djem të tjerë mbytën me peshqir dhe më pas e lidhën dhe e hodhën në rezervuarin e fshatit.
Madje babai thotë se është gati ta vrasë vetë.
“Djalin e mbështes me plumb në kokë. Të pushkatohet se nuk e dua. Të më bëjë këtë. Qeveria të ma sjellë se e vras vetë e bëj hasha”
Kishin parë që djali i tyre sillej në mënyrë të çuditshme por nuk I kishte shkuar kurrë në mëndje që ai të kishte marrë pjesë në një krim kaq të rëndë.
“Po ta dija do e kisha hequr vetë.”
Thotë se kanë dashur të shkojnë në varrimin e Dritës por familja nuk ka pranuar
“Kërkuam të merrnim pjesë në varrim por nuk na pranuan. Do shkoj në Gjerbës. Unë i kam borxh kokën atij. Ai të më vrasë mua”
Të arrestuar per krimin e rende jane Luis Saliaj, 16 vjeç nipi i bashkeshorit te Drites, S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.


