Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një familje në Paskuqan, ku Erdet Çapoku 34-vjeç ka vrarë me sende të forta kunatën. Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, Enkeleda Çapoku.
Mësohet se, 30-vjeçarja është vrarë në prezencën e familjarëve të saj, ndërkaq shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë konfliktet familjare. Policia është vënë në kërkim autorit të ngjarjes së rëndë, Erdet Çapokut, i cili është arratisur pas vrasjes.
Zbardhet skena e krimit ndodhur në Paskuqan mbrëmjen e djeshme. Erdet Çapoku në gjendje të dehur mbrëmë është futur në banesën ku jetonte kunata me vajzën dhe nënën e saj duke shkallmuar derën. Burri i 39-vjeçares, pra vëllai i autorit ndodhej në burg i dënuar për drogë. Çapoku i ka rrahur të treja, pasi kanë shenja dhune në trup, ndërsa më pas ka qëlluar për vdekje 39-vjeçaren me shkop druri.


