• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“THURI KOMPLOT PËR TË HEDHUR AMBASADËN AMERIKANE”/ Trump “rrëfen” arsyen e sulmit ndaj gjeneralit Soleiman
Home
Nderkombetare

“THURI KOMPLOT PËR TË HEDHUR AMBASADËN AMERIKANE”/ Trump “rrëfen” arsyen e sulmit ndaj gjeneralit Soleiman

10 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish përsa i përket arsyes  për vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleiman.

Përmes një prenoncimi për mediat, kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se Soleimani ishte duke thurur një komplot për të hedhur në erë ambasadën amerikane pak para se të vritej nga sulmi me dronë i ndërmarrë nga SHBA javën e kaluar.

“Ne kapëm një përbindësh. E hoqëm qafe. Dhe kjo duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë. E ndërmorrëm atë veprim sepse ata po kërkonin të hidhnin në erë ambasadën tonë”, u tha Trump gazetarëve.

“Ne gjithashtu e bëmë atë për arsye të tjera që ishin tepër të qarta. Dikush vdiq … njerëzit u plagosën rëndë një javë më parë. Për këtë arsye e bëmë. Bëmë një goditje … ky ishte fundi i një përbindëshi”, ka vijuar Presidenti Trump, duke iu referuar sulmit të fundit me raketa nga një grup milicie i mbështetur nga Irani në Irak që vrau një kontraktues amerikan dhe plagosi disa anëtarë të personelit ushtarak amerikan.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes mbështeti deklaratën e presidentit, duke thënë  se SHBA kishin informacione për komplote dhe kërcënime të shumta që përfshinin Soleimanin. Ndër to ishte edhe plani për të sulmuar ambasadën amerikane duke përdorur eksplozivë.

Komploti në vetëvete ishte më i sofistikuar sesa përpjekjet për të sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad me molotov nga anëtarët e Hezbollahut dhe përkrahësit e tij, përpjekje kjo e cila sipas zyrtarit amerikanë ishte orkestruar nga Soleimani.

Mirëpo, zyrëtari i lartë i mbrojtjes  nuk dha detaje shtesë  mbi komplotin kundër ambasadës për shkak të ndjeshmërisë që përbënte ky informacion për inteligjencën amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E KASTRIOT REÇIT/ Artan Hoxha: Snajperi i përdorur për vrasjen prodhim italian, u përdor dhe… (FOTO)
Previous article "MESAZHI PËR..."/ U gjet poshtë pemës së ullirit dhe u birësua nga familja me 8 vajza për të trashëguar mbiemrin e pasurinë!

k.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT