• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MESAZHI PËR…”/ U gjet poshtë pemës së ullirit dhe u birësua nga familja me 8 vajza për të trashëguar mbiemrin e pasurinë!
Home
Aktualitet
Kronikë

“MESAZHI PËR…”/ U gjet poshtë pemës së ullirit dhe u birësua nga familja me 8 vajza për të trashëguar mbiemrin e pasurinë!

10 January, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një histori e rrallë birësimi. Bajram dhe Nadile Çarçiu nga Divjaka kishin 8 vajza në familje, por mungesa e një djali i shtyu ata të merrnim një vendim për të birësuar një djalë, i cili do të trashëgonte jo vetëm emrin, por edhe pasurinë e familjes, sipas traditës. Fati e çoi djalin 2-vjeçar  me emrin Shpëtim, të bëhej anëtari i 11 të familjes Carciu.

Sipas historisë që i kishte rrëfyer nëna e tij birësuese Nadilja, Shpëtimi ishte gjetur poshtë një peme ulliri nga një çoban, në një fshat të Orikumit, në Vlorë.

I lindur më 24 dhjetor të vitit 1965 me vendbanim në Vlorë, ai quhej Ndriçim dhe deri në moshën 2-vjecare u rrit në shtëpinë e fëmijës në qytetin bregdetar.

Ai u birësua dy vite më pas nga cifti Çarçiu, dhe pas kësaj Ndriçimi dy vjeçar do të quhej Shpëtim. Kështu vendosi babai i tij birësues ta quante djalin që shpëtoi. Kur iu bashkua familjes Shpëtimi kishte 6 motra më të rritura dhe dy motra më të vogla.

Familja Çarçiu kishte pësuar më parë edhe një fatkeqësi, kur një nga vajzat në moshën 17 vjecare, ishte mbytur.

Kur erdhi Shpëtimi lumturia mbizotëroi në familje. Ai u prit mirë nga 8 motrat e tij në fshatin Kryekuq, të Divjakës dhe mbeti gjithnjë djali i vetëm i familjes.

E mësoi vonë birësimin e tij, pasi familja Çarçiu nuk donte ta humbiste ngazëllimin e pamatë që kishte sjell në familje ardhja e një djali, pas 8 motrave.

Kur shokët e ngacmonin se ai nuk ishte djali i asaj familje, ai pyeti të atin. Por Bajrami ende nuk e kishte vendosur t’i tregonte të vërtetën deri ai zbulon pasi bëri pasaportën se vendlindja e tij nuk ishte Divjaka ku kishte jetuar në kaq vite, por Vlora. Një qytet që atë nuk e kishte lidhur me asgjë tjetër përveçse  ditëve të pushimeve si një qytet bregdetar.

Nena ia tregoi të vërtetën dhe arsyen e birësimit. Shpëtimi nuk e e ka braktisur vendin ku u rrit. Qëndroi deri në fund kur prindërit u ndanë nga jeta. Ai është i martuar dhe ka tre djem dhe një vajzë. Ende jeton në Kryekuq, të Divjakës, pasi aty trashëgon edhe të gjithë tokat që i la babai birësues.

Ai kërkon prindërit, për të njohur rrënjët biologjike.

’’Nëse ka një motër të bëhet me 9 dhe nëse familja biologjike ka një djalë të bëhet me një vella’’./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THURI KOMPLOT PËR TË HEDHUR AMBASADËN AMERIKANE"/ Trump "rrëfen" arsyen e sulmit ndaj gjeneralit Soleiman
Previous article E RËNDË/ Konflikt në familje, kunati vret 38-vjeçaren në sy të familjes (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT