• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Albin Kurti, në garë për kryetar të Vetëvendosjes
Home
Rajon

Albin Kurti, në garë për kryetar të Vetëvendosjes

25 December, 2017 Ina.Autor Rajon

Nisma që nxiti krizën e brendshme politike të Vetëvendosjes është tanimë zyrtare, e pohuar përmes një postimi në Facebook të anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj parti, Erzen Vraniqi: Albin Kurti do të kandidojë për drejtimin e lëvizjes së themeluar prej tij, e cila doli si forca e vetme më e madhe nga zgjedhjet lokale.

Vraniqi pohon në mesazh se e ka vënë firmën e vet në mbështetje të kësaj kandidature.

“Komisioni i Përgjithshëm zgjedhor e miratoi pas verifikimeve deklaratën e kandidimit, e grumbullimi i nënshkrimeve ka nisur zyrtarisht”, shkruan ai.

Vetëvendosja është në ethet e përgatitjeve për zgjedhjen e drejtuesit të saj të ri, që duhet të ndodhë në muajin shkurt. Por në këto zgjedhje, ajo shkon si një parti thellësisht e pëçarë, me Dardan Molliqajn, deputet dhe ish-Sekretar Organizativ të saj, që ka dalë hapur kundër kandidaturës së Kurtit.

Përplasjet në syte e opinionit të gjerë shpërthyen pas publikimit të bisedave private të disa deputetëve të Vetëvendosjes, ku përfshiheshin edhe shprehje fyese për themeluesin e saj.

Më pas, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm nuk morën pjesë disa nga personalitetet e Lëvizjes, që janë edhe deputetë, e të njëjtën gjë bëri edhe kryetari Visar Ymeri.

Në takimin e mbajtur një javë më parë u lexua gjithashtu letra e dërguar prej Albin Kurtit nga qelia e paraburgimit, ku kritikonte ashpër disa zyrtarë partiakë për atë që ai e quajti “linjë të posaçme komunikimi prapa shpinës së organeve të Vetëvendosjes” dhe ndjenjës armiqësore ndaj tij.

Vetëndosje u krijuar prej Kurtit në vitin 2004, e deri në 2010-n, kur u përfshi për herë të parë në zgjedhje për pushtetin qendror, përmes protestave dhe aksioneve ajo pati kundërshtuar fort misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe qeverinë e vendit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk qenkan ndarë? Shakira dhe Pique zgjedhin Nju Jorkun për festa (FOTO)
Previous article Olta Gixhari në Korçë për festat, i habit fansat e saj në të ftohtë vetëm me një ... fustan (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT