• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRITË SHPRESE PËR SHQIPËRINË/ Macron: Samiti i Zagrebit me fokus te zgjerimi, po përgatitet…
Home
Politikë

DRITË SHPRESE PËR SHQIPËRINË/ Macron: Samiti i Zagrebit me fokus te zgjerimi, po përgatitet…

7 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Fokusi i Presidencës kroate të BE-së do të jetë zgjerimi i unionit me vendet e Ballkanit. Presidenti i Francës, një nga kundërshtarët e zgjerimit gjatë takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic u shpreh se në ditët në vijim komisioni Europian do të japë rekomandimet mbi metodologjinë e re, ku do të bashkëngjiten edhe propozimet e vendeve të tjera anëtare përsa i përket procesit të zgjerimit. Qëllimi i metodologjisë së re sipas kreut të Francës do të jetë shmangia e burokracisë dhe përfitimet konkrete për vendet kandidate.

“Unë do të doja të nënvizoja dëshirën e Francës që samiti në Zagreb të ishte një sukses. Unë i ndaj përpjekjet tuaja që samiti në Zagreb në maj të arrijë unitet. Ne presim që të kemi përfundime konkrete për metodologjinë e re të zgjerimit të cilën e kemi propozuar me qëllimin që të mos vazhdojë më të jetë burokratike por të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e vendeve kandidate. Në ditët në vijim edhe komisioni do të japë rekomandimet mbi metodologjinë e re, ku do të bashkëngjiten edhe propozimet e vendeve të tjera anëtare” tha presidenti francez.

Plenkovic tha se Kroacia  është në pritje të raportit nga Komisioni Evropian për modifikimet në metodologjinë e negociatave për vendet kandidate. “Ne duam që vendet e Ballkanit të reflektojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri, të ketë progres me reformat dhe kësisoj politika e zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut do të fokusohet mbi hapat konkretë të përfitimit. Sigurisht në samitin e Zagrebit do të kemi më shumë detaje mbi këtë cështje. Ndërkohë me presidentin Macron u dakordësuam që të angazhohemi më specifikisht me qytetarët për t’iu shpjeguar avantazhet dhe përfitimet e projektit europian” tha kryeministri kroat.

Në Tetor liderët e BE-së vendosën që të mos hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë pas vetos së Francës, pasi Macron kërkon më parë një reformim të BE-së, më pas zgjerimin me vendet e tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË MALLAKSTËR/ Gjendet një grua e vrarë në rezervuarin e fshatit Gjermë (EMRI)
Previous article FORMULA 1/ Refuzon Ferrarin dhe Mercedes, Max Verstappen zyrtarizon të ardhmen

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT