• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHTËPITË DO GRUPOHEN”/ Rama: Në prill fillojmë montimin e parafabrikateve. Veliaj: Familjet me fëmijë nga çadra në kontinier
Home
Politikë

“SHTËPITË DO GRUPOHEN”/ Rama: Në prill fillojmë montimin e parafabrikateve. Veliaj: Familjet me fëmijë nga çadra në kontinier

7 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ishin në Farkë në familjen Shkalla, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, e që tashmë është sistemuar në kontinier, deri në ndërtimin e shtëpisë së re, që sipas kreut të qeverisë do të jetë model si nga cilësia dhe siguria.

Ai deklaroi se në fund të marsit dhe fillim të muajit prill do të fillojnë që të montohen shtëpitë e reja me parafabrikate, të cilat do të grupohen. Sipas kryeministrit, pavarësisht se familjet që janë prekur nga tërmeti do të grupohen në një vend të caktuar, toka që kishin banesën që u shemb do u mbetet po atyre.

Kryebashkiaku Veliaj tha se familjet që kanë fëmijë të vegjël do të zhvendosen nga çadrat në kontinier.

Bisedat mes kryeministrit, kryetarit të bashkisë dhe kryefamiljarit të familjes Shkalla
Erion Veliaj: Nesër kanë një takim do ta shikojnë nëse i konvenon parafabrikati dykatësh që keni porositur, se janë dy kurora do të zbatojmë atë dëshirë, nëse i konvenon. Do rrëzojmë këtë dhe më pas. Për dimrin kemi zgjidhjen me kontenier

Edi Rama: Kjo nuk është cështje parafabrikati apo tullash, por të kemi shtëpi më të mira dhe më të forta, anti-sizmike dhe ato që do të ngremë i kanë këto parametra, janë shumë komode, i përdor Amerika, Gjermania. Nuk duhet pasur ideja se po u bë me llac dhe tulla është më e fortë. Mos u mërzit se do ta kapërcejmë këtë situatë.

Kryefamiljari: Faleminderit që na kujtoni, edhe ne qajmë hallin tuaj, ndoshta u fusim në siklet, por hallet bashkë do i qajmë.

Erion Veliaj: Kryeministri na la një porosi që ku ka fëmijë të vegjël, që çadra nuk është komode, kemi porositur konteniertë, kemi porositur 200. Kemi filluar edhe pastrimin e territoreve ku do të jenë lagjet e reja. Familjet do i grupojmë.

Edi Rama: Këtu janë bashkë, thjeshtë në këto raste do të rindërtohet shtëpia ku ka qenë, ndërsa në rastet e tjera do i bëjmë bashkë, nuk do i pyesim shumë, pasi është e mira e tyre, do të kenë shumë më tepër kushte të mira. Do të jenë afër njëri tjetrit, por edhe shërbimet, dhe jo nga maja e malit për të marrë pensionin poshtë, apo kur ka nevojë për një urgjencë të vijë në majë të malit, apo fëmijë ik dhe eja në majë të malit.

Ndërkohë që toka i mbetet atij që e ka dhe të shkojë ta punojë. Krijohet edhe format e tjera, mblidhen familjet….Këtë do ta bëjmë, po ecim shpejt me punët edhe besoj që në fillim të pranverës në fund të marsit me ndihmën e Zotit të fillojmë të montojmë shtëpitë e reja. Thoshte një mik i babait tim nga jugu, me rakinë e Tiranës lajmë xhamat, është ujë. Unë që katundar që jam nga Tirana mund ti bie rakisë sonë. Të japim edhe lëngun e frutave të këtij.

Edi Rama: Këtu ju frynë erë? Se te unë erë e madhe

Kryefamiljari: Frynë shumë

Edi Rama-Veliajt: Na ranë ca edhe  nga ata filizat e tu

Erion Veliaj: Do i mbjellim prapë, fillon stina. Patëm shumë dëme…do i rikuperojmë.

Edi Rama-Veliajt: Mbilli një cikë më të trasha, mbilli

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOHEJ ME ÇDO KUSHT NGA CONTE/ Inter arrin atrativat me mbrojtësin italian...
Previous article NA "FUTËN" TË DRIDHURAT/ Ja cilat janë VIP-et shqiptare që sfiduan të ftohtin të veshura me bikini

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT