• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
CELULARI SHKAKTAR PËR 60% TË AKSIDENTEVE! Rritja 10-fish e gjobës “fle” në Kuvend…Në Itali, ndëshkimi 1700 €
Home
Aktualitet
Kronikë

CELULARI SHKAKTAR PËR 60% TË AKSIDENTEVE! Rritja 10-fish e gjobës “fle” në Kuvend…Në Itali, ndëshkimi 1700 €

7 January, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Aksidentet rrugore, përfshi dhe ato me pasoja në jetë të humbura të shkaktuara nga përdorimi i telefonave dhe tabletave në rrugët shqiptare, mbeten një shqetësim i lartë.

Burime nga Policia Rrugore për Report Tv bënë me dije se nga 10 drejtues automjetesh të përfshirë në aksidente dhe të ndëshkuar, 6 prej tyre rezultojnë për përdorim telefoni. Ky bilanc bëhet me i rëndë kur këta shoferë rezultojnë të gjobitur më shumë se dy apo deri në tre herë.

Prej më shumë se një viti Sektori i Parandalimit të Aksidenteve depozitoi në parlament projektligjin për rritjen e masës ndëshkuese për cilindo që teksa i jep makinës përdor telefonin.

Sipas këtij projektligji dhe strategjisë të Policisë Rrugore gjoba ishte parashikuar nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë si dhe heqje e pesë pikëve nga patenta, ndërsa sot gjoba është më e ulët sa dhe parkimi i gabuar. Për përdorim telefoni gjobitesh nga 500 deri në 1500 lekë kundrejt 2 mijë lekë për parkimin e gabuar apo 15 mijë lekë për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

Kjo kërkesë nuk gjeti pëlqimin e deputetëve të cilët vendosën të rrisin masën ndëshkuese për rripin e sigurimit por jo për përdorimin e telefonave, ku pasojat e aksidenteve pa rrip sigurimi janë minimizuar sipas statistikave të Policisë Rrugore.

Sipas relacionit të Policisë Rrugore kjo masë përafronte legjislacionin me vendet e BE-s, ku fqinji ynë Italia, parashikon që sanksioni për telefonin të arrijë në 1700 euro.

Më tej, thonë ekspertët, rritja e gjobës për përdorimin e telefonit do të sjellë uljen e pasojave tek të dëmtuarit, jo vetëm shoferët që vetë përfshihen në aksident por edhe tek personat e tjerë që goditen nga këto automjete.

Veç masës ndëshkuese me gjobë ky propozim i Sektorit të Parandalimit të Aksidenteve parashikonte edhe heqjen e patentës nga 1 në 3 muaj për shoferët që brenda 12 muajve gjobiten tre herë për përdorim telefoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRISHJE PAZARESH DHE LARJE HESAPESH"/ Kastriot Reçi viktima i fundit apo rifillimi i vrasjeve që nisën nga Italia, Belgjika deri në Shqipëri (FOTO)
Previous article NDESHJE E SHKËLQYER NDAJ VERONËS/ Ja vlerësimi që merr "Gardiani" Berisha nga media italiane

k.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT