Ditën e djeshme u ekzekutua me breshëri automatiku pranë biznesit të tij Guxim Gjuriqi 47 vjeç në Bajram Curr. Autorët më parë i zënë pritë dhe pasi e thirrën në emër atentatorët e qëllojnë nga një mjet “Citroen” tip pa targa. Në fshatin Golaj të Hasit u gjend një makinë e djegur tip “Ford Fiesta” me të cilën dyshohet se janë ndihmuar autorët të largohen.
Vrasja e Guxim Gjuriçit sipas gazetarit Artan Hoxha, ka ardhur si pasojë e mungesës së vëllait të tij Agron Gjyriqit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazetari tregoi se Agron Gjyriqi ishte shok i ngushtë me Fatmir Haklajn dhe jo kushëri siç është transmetuar në media.
Ajo që ka ndodhur në Tropojë me gjakderdhjen brenda fiseve, nuk ka ndodhur në asnjë qytet e zonë të Shqipërisë pas demokracisë.
“Saga” e vrasjeve në Tropojë:
Cfarë ndodhi dje:
U ekzekutua me breshëri automatiku pranë biznesit të tij Guxim Gjuriqi 47 vjeç në Bajram Curr. Autorët më parë i zënë pritë dhe pasi e thirrën në emër atentatorët e qëllojnë nga një mjet “Citroen” tip pa targa.
Data 5 janar 1998
Vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri, kunati i Fatmir Haklajt
Data 5 janar 1998
Vriten në afërsi të fshatit Cërnicë Avdyl Matoshi, Gjon Kolbuçaj dhe Naim Dizdari. Autorët e këtij krimi janë të panjohur
Data 9 janar 1998
Vritet brenda qelive të komisariatit të Bajram Currit oficeri i policisë së kufirit, Shaqir Hoxha. Askush s’është dënuar për këtë ngjarje
Data 13 janar 1998
Persona të armatosur grabisin 480 milionë lekë në bankën e Tropojës dhe marrin peng policin e shërbimit, autorët të panjohur
Data 12 shtator 1998
Vritet në Tiranë deputeti i PD-së Azem Hajdari dhe Besim Çera. Vrasësit direkt të tyre kanë qenë Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi.
Data 29 tetor 1998
Grabitet serish banka e kursimeve të Bajram Currit, grabitësit që dyshohen të kenë qenë me uniforma policie morën 620 milionë lekë
Data 4 gusht 1999
Vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja, plagosen rëndë Fatmir Haklaj e Fatmir Daka.
Data 4 gusht 1999
Vriten në qendër të qytetit të Bajram Currit, Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti, autorët e këtij krimi nuk janë zbuluar ende nga shteti
Data 13 tetor 1999
Vritet koloneli Jonuz Hyka së bashku me dajën e tij Musli Gjoçaj në lagjen Partizani të Bajram Currit. Vrasësit janë të pazbuluar
Data 4 nëntor 1999
Vritet në një pritë në fshatin Bujan, 50 metra larg banesës së Jaho Salihit, Fatmir Haklaj dhe Sami Kërnaja, plagoset Jaho Salihi
Data 13 shtator 2000
Sulmohen me armë snajper nga një komando, në fshatin Kërnajë, Haklajt. Autorët tentojnë të vrasin Hamdi Haklaj dhe Ylli Haklaj, por dështojnë
Data 3 dhjetor 2000
Vritet më armë snajper nga një komando me njerëz të armatosur, vetëm Ylli Haklaj dhe plagoset Bilbil Selivrada. Vrasësit mbetën të panjohur
Data 28 mars 2001
Sulmohen me armë zjarri nga një komando me njerëz të armatosur Haklajt. Shkëmbehet zjarr për më shumë se 30 minuta, s’kishte viktima
Data 31 tetor 2001
Hidhet në erë pallati ku banonte deputeti Azgan Haklaj, vritet Shote Haklaj dhe plagosen tre persona të tjerë, autorët mbetën të pazbuluar
Data 2 prill 2002
Vriten në lokalin “Ervin” në qytetin e Bajram Currit, Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani. Vrasësja këtë herë është Zylfie Haklaj, vajza e familjes
Data 8 maj 2002
Vriten pas një atentati pranë spitalit të qytetit Elez Haklaj, 70 vjeç dhe djali i tij Çelë Haklaj, 43 vjeç. Autorët largohen dhe djegin makinën.
/AlpeNews.al







