Fotografi tronditëse të shtëpisë përdhunuesit më të tmerrshëm të Britanisë janë publikuar në mediat e huaja.
Njolla gjaku, shishe me alkool, rroba të shpërndara kudo duken në fotot e publikuara nga apartamenti i Reynhard Sinaga, i cili drogoi viktimat dhe abuzoi me to në shtëpinë e tij, ndërsa filmonte edhe aktin.
36-vjecçari, një katolik i devotshëm, joshi 195 viktima në shtëpinë e tij, ku i ofronte diçka për të pirë e më pas i drogonte dhe i përdhunonte.
Banesa e tij ishte në qendër të Manchester dhe në një pozicion të përsosur për të parë rrugën, ndërsa përdhunuesi është kapur nga kamerat e sigurisë ndërsa patrullonte rrugën, duke kërkuar për meshkuj të rinj. Ai u shpall sot fajtorë për 159 akuza për përdhunim.








