• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LEKU HUMB PIKË NË TREGUN VENDAS/ Euro në rritje, këmbehet me vlerën…
Home
Ekonomi

LEKU HUMB PIKË NË TREGUN VENDAS/ Euro në rritje, këmbehet me vlerën…

6 January, 2020 k.autor Ekonomi

Leku ka humbur pikë ndaj shportës kryesore të monedhave në vend. Kështu dollari amerikan u këmbye gjatë ditës së sotme me 108.98 lekë, apo rreth 0.34 pikë më shumë se sa mbylli vitin 2019.

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur këtë vit duke fituar pikë ndaj lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 121.97 lekë, apo rreth 0.20 pikë më shumë.

Leku ka humbur pikë ndaj shportës kryesore të monedhave në vend. Kështu dollari amerikan u këmbye gjatë ditës së sotme me 108.98 lekë, apo rreth 0.34 pikë më shumë se sa mbylli vitin 2019.  Edhe paundi britanik fitoi terren duke u këmbyer me 0.41 pikë më shumë në kuotën e 143.4 lekëve. Për sa i përket frangës zvicerane ajo u këmbye me 112.5 lekë, rreth 0.2 pikë më shumë se në mbyllje të vitit 2019.

Nënçmimi i euros në tregun vendas të këmbimit

Kursi mesatar i euros për gjithë vitin 2019 ishte 123 lekë nga 127.6 lekë në 2018-n, duke shënuar një nënçmim prej 4.6 lekësh, ose 3.6%. Ky nivel është afër mesatares vjetore minimale historike që kur euro ka dalë si monedhë fizike, të arritur në vitin 2008 prej 122.8 lekësh.

Në 2018-n, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a, sipas përpunimit që Monitor u bëri të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Që nga viti 2013, kur monedha e përbashkët ishte në kulmin e saj prej 140.3 lekësh, euro ka rënë me 17 lekë, duke u zhvlerësuar me 12.3%.

Ndryshe nga 2018-a, kur bleu mbi 450 milionë euro për të frenuar rënien e pazakontë të monedhës së përbashkët, këtë vit Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg vetëm për efekt të rritjes së rezervave të saj valutore. Deri për 9 mujorin, kur janë bërë publike të dhënat, Banka e Shqipërisë ka blerë 99.3 milionë euro./Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ Merkel takim me Putin në 11 janar. Diskutohet për...
Previous article "JANARI I NGROHTË"/ Temperatura të larta, ndodh çudia në Novergji

k.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT