• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ Merkel takim me Putin në 11 janar. Diskutohet për…
Home
Botë

VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ Merkel takim me Putin në 11 janar. Diskutohet për…

6 January, 2020 k.autor Botë

Më 11 janar kancelarja gjermane Angela Merkel do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Lajmi u bë i ditur nga Kremlini zyrtar, ndërsa mësohet se ka qenë Putin ai që ka ftuar kancelaren.

Shërbimi për media i Putinit tha se ky i fundit dhe Merkel do të diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme, e cila është thelluar pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga ushtria amerikane. Ky sulm solli edhe përplasjet dhe tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit.

Kremlini tha se dy liderët do të bisedojnë edhe për situatën në Siri, Libi dhe Ukrainë. Zyra e Merkelit po ashtu konfirmoi se kancelarja gjermane planifikon të vizitojë Rusinë më 11 janar dhe të takojë Putinin.

Ndërkohë, zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, tha se Merkel do të diskutojë; “çështjet aktuale ndërkombëtare” me Putinin. Ato përfshijnë: Sirinë, Libinë, Iranin, Irakun dhe Ukrainën. Seibert shtoi se Rusia “është një anëtare e rëndësishme në skenën botërore” dhe se “është e pashmangshme kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve në botë”. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, do ta shoqërojë Merkelin në Moskë, tha po ashtu Seibert.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE PARKUAR NË.../ Sulmohet për herë të dytë makina e Fatos Lubonjës
Previous article LEKU HUMB PIKË NË TREGUN VENDAS/ Euro në rritje, këmbehet me vlerën...

k.autor

Postime të ngjashme

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7 Botë

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT