• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Vdes shqiptarja 27 vjeçare, mjekët i nxjerrin të gjallë foshnjen nga barku
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË/ Vdes shqiptarja 27 vjeçare, mjekët i nxjerrin të gjallë foshnjen nga barku

6 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një 27-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit gjatë mbrëmjes së djeshme. Ajo ishte dërguar në spital thuajse pa shenja jete nga ana e familjarëve të saj.

Foshnjën kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës mjekët e klinikës emergjente në këtë spital. Gjendja e foshnjës raportohet të jetë e stabilizuar pas lindjes.

E ndjera po priste ditët e fundit për të sjellë në jetë foshnjën e gjinisë mashkull, por situata u komplikua në orët e para të pasdites së djeshme. Mësohet se 27-vjeçarja kishte pasur marramendje dhe me simptoma të tilla u dërgua nga familjarët për në spitalin e Gjilanit.

Rrugës për në spital, gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua edhe më shumë. Për ngjarjen, detaje për Gazetën Express, ka dhënë drejtori i spitalin Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu.

Ai ka deklaruar se për fat të keq nëna ka vdekur, por doktorët kanë arritur që të nxjerrin të gjallë foshnjën nga barku i nënës.

Mjeku tha:

Fëmija u nxor i gjallë nga barku i nënës. Ajo erdhi tek ne pa parametra vital. Fëmija ende kish pas ritëm, mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Shtatzëna në spital ka ardhur pa parametra vital, pa shenja jete. Kirurgët në Klnikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenu, por fatkeqësisht nuk mundi që të mbijetojë”.

Drejtori i spitalit tha se nuk dihet shkaku i vdekjes së 27-vjeçares. Familja e së ndjerës nuk kanë pranuar që t’i bëhet obduksioni.

Sipas Hajrullahut familjarët nuk pranuan që t’i bëjnë obduksion truit të së ndjerës, e për këtë shkak nuk mund të përcaktohen faktorët që kanë çuar në vdekjen e saj.

Risultato immagini per spitali i gjilanit"

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUQIA E DY USHTRIVE SIPAS TË DHËNAVE DHE SHIFRAVE/ Sa do ta përballonte Irani një konfrontim me SHBA-në?
Previous article TRONDITET TROPOJA/ Vritet në derën e lokalit PRONARI i një karburanti (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës Aktualitet

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg Aktualitet

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT