• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZYRTARE/ Shqipëria rrit masat e sigurisë pas vrasjes së gjeneralit iranian. Policia: Të gatshëm dhe në nivelin më të lartë me… (EKSKLUZIVE)
Home
Ekskluzive

ZYRTARE/ Shqipëria rrit masat e sigurisë pas vrasjes së gjeneralit iranian. Policia: Të gatshëm dhe në nivelin më të lartë me… (EKSKLUZIVE)

4 January, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Vrasja e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në Irak, nga forcat amerikane, ka ndikuar menjëherë në politikat e sigurisë jo vetëm në vendet e Lindjes së Mesme por edhe në shtetet europiane dhe vendet e tjera anëtare të NATO. Në Shqipëri janë strehuar nën kujdesin e SHBA, një numër i madh i pjestarëve të opozitës iraniane.

I pyetur rreth shtimit të masave të sigurisë në vendin tonë, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ardi Bita deklaroi për “Alpenews” se “masat e sigurisë në vend meren në përputhje me vlerësimet e bëra nga institucionet përgjegjëse të vendit dhe të atyre partnere dhe aleate jashtë tij.

Zhvillimet e fundit në Irak dhe më gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme, janë padyshim në qendër të vëmendjes së institucioneve tona të sigurisë. Policia e shtetit dhe agjencitë e tjera të sigurisë janë në krye të detyrës dhe të gatshme për të plotësuar detyrat e tyre në shërbim të sigurisë së vendit, duke mbajtur edhe nivelin më të lartë të bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët”,- tha zëdhënësi.

Shtetet anëtare të BE krahas shtimit të masave të sigurisë në vendet e tyre, janë treguar të kujdesshme në qëndrimet rreth ngjarjes. Kjo ka bërë që SHBA të duket e zhgënjyer nga qëndrimi i europianëve. Sekretari Amerikan i shtetit Mike Pompeu, deklaroi se aleatët europianë “nuk ishin aq ndihmues”, sa kishte shpresuar ai.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama menjëherë pas vrasjes së gjeneralit Soleimani, deklaroi se “si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë nga ajo, Shqipëria aprovon me forcë qëndrimin e Donald Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë ta bëjnë këtë”.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Mbyllet ndeshja Espanyol-Barcelona. Rezultati 2-2
Previous article RRËFIMI NDRYSHE/ Çasti më i vështirë, momenti më i bukur dhe personazhi i vitit për kryeministrin Rama

Redaktor1

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT