• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULM I RI AJROR AMERIKAN NË BAGDAD/ Vritet komandanti pro-iranian i milicisë, Teherani letër OKB: Akt terrorist i SHBA-së
Home
Nderkombetare

SULM I RI AJROR AMERIKAN NË BAGDAD/ Vritet komandanti pro-iranian i milicisë, Teherani letër OKB: Akt terrorist i SHBA-së

4 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani dje, sot një sulm i ri ajror amerikan në Irak, në veri të kryeqytetit Bagdad, vrau një komandant të Forcave të Mobilizimit Popullor (Hashd al Shaabi). Lajmi u raportua nga televizioni shtetëror irakian, pas sulmit i cili i kushtoi jetën udhëheqësit të formacionit pro-iranian. Televizioni iraken nuk specifikoi identitetin e komandantit viktimë të sulmit, duke raportuar vetëm për “të vdekur dhe të plagosur”.

Por sipas transmetuesit iranian Press TV, komandanti i vrarë ishte Shibl al Zaidi, drejtuesi i Brigadave Imam Ali Aliu, një milici që është pjesë e Njësive Popullore të Mobilizimit (PMU) të lidhur me Iranin. Gjithashtu u raportua edhe vrasja e vëllait të tij dhe pesë truprojave.

Ndërkohë, pas vrasjes dje të gjeneral Qassem Soleimani, ambasadori iranian në OKB Takht Ravanchi, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres shkruan se “vrasja e gjeneralit Qassem Soleimani është një shembull i qartë i terrorizmit shtetëror dhe, si një veprim kriminal, që përbën një shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ato të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë bëhet e ditur se funerali i gjeneralit iranian të vrarë dje nga SHBA ka nisur të mbahet në Bagdad dhe në dy qytetet e shenjta shiite të Najaf dhe Kerbala dhe më pas do të transferohet në Iran.

Mijëra Irakienë po marrin pjesë në Bagdad në funeralin e Qassem Soleimanit duke brohoritur parulla të tilla si “Vdekja për Amerikën”.

Sipas transmetuesit ‘Press Tv’, trupi i gjeneralit po shoqërohet edhe nga trupat e dy bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë të cilët cilët gjithashtu mbetën të vrarë gjatë sulmit të SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VINÇI I MORI TRAGJIKISHT JETËN TË RIUT KORÇAR/ Arrestohen përgjegjësi teknik dhe manovratori i firmës së ndërtimit
Previous article NJË VIT PAS MARTESËS/ Familja dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit çiftit shqiptar në Australi

k.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT