• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË KULM/ “Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër në rajon”, vjen thirrja e fortë për SHBA
Home
Nderkombetare

TENSIONET NË KULM/ “Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër në rajon”, vjen thirrja e fortë për SHBA

4 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është thellësisht i shqetësuar nga rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, ku Shtetet e Bashkuara vranë komandantin e lartë iranian, Qasem Soleimani, pas protestave të dhunshme para ambasadës amerikane në Bagdad.

“Ky është një moment në të cilin udhëheqësit duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale. Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër në rajon”, tha zëdhënësi i tij, Farhan Haq, në një deklaratë.

Gjenerali, Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë nga forcat amerikane në Irak.

President Donald Trump speaks about Iran from the Diplomatic Reception Room at the White House in Washington, Friday, Oct. 13, 2017. Trump says Iran is not living up to the "spirit" of the nuclear deal that it signed in 2015, and announced a new strategy in the speech. He says the administration will impose additional sanctions on the regime to block its financing of terrorism. (AP Photo/Susan Walsh)
President Donald Trump speaks about Iran from the Diplomatic Reception Room at the White House in Washington, Friday, Oct. 13, 2017. Trump says Iran is not living up to the “spirit” of the nuclear deal that it signed in 2015, and announced a new strategy in the speech. He says the administration will impose additional sanctions on the regime to block its financing of terrorism. (AP Photo/Susan Walsh)

Pentagoni ka konfirmuar se ai është vrarë me “vendim të presidentit”.

Gjenerali Soleimani ka qenë në makinë teksa ishte nisur në aeroportin e Bagdadit, bashkë me milicitë e përkrahura nga Irani, kur është qëlluar përmes një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara.

Gjenerali Soleimani, 62-vjeçar, është konsideruar figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei. Forcat e tij elite, Quds, i kanë raportuar drejtpërdrejt liderit suprem Khamenei dhe ai është cilësuar si figurë historike kombëtare.

Mirëpo Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar komandatin dhe forcat e tij si terroristë dhe i ka mbajtur përgjegjës për vdekjet e qindra personave që kanë qenë pjesë e personelit amerikan.

Ambasada amerikane në Bagdad u ka kërkuar të gjithë shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmeve ajrore.

“Gjenerali, Qassem Soleimani ka vrarë apo plagosur keq mijëra amerikanë për një periudhë të gjatë kohore dhe ka qenë duke bërë komplot për shumë të tjerë, mirëpo është zënë! Ai qenë drejpërdrejt ose në mënyrë indirekte përgjegjës për vrasjen e miliona njerëzve, duke përfshirë një numër të madh të protestuesve të vrarë në Iran”, ka thënë përmes një postimi në Twitter, presidenti amerikan, Donald Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA IA KALON DHE FRANCËS/ Prodhimi i portokalleve, nivel më i lartë
Previous article HETIMET KUNDËR FETO-s NË TURQI/ Burgim të përjetshëm për 70 ish-kadetë

k.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT