• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HETIMET KUNDËR FETO-s NË TURQI/ Burgim të përjetshëm për 70 ish-kadetë
Home
Nderkombetare

HETIMET KUNDËR FETO-s NË TURQI/ Burgim të përjetshëm për 70 ish-kadetë

4 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Në procesin gjyqësor lidhur me përpjekjen për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik 2016, 70 ish-kadetë të Akademisë së Aviacionit u dënuan me burgim të përjetshëm.

Në seancën dëgjimore para Gjykatës së Lartë Penale të 24-t të Stambollit morën pjesë 15 të pandehur nga gjithsej 72 të cilët ishin të përfshirë në procedurë.

Në vendim theksohet se 70 ish-kadetët e akademisë së aviacionit u dënuan me burgim të përjetshëm të rëndë për veprën penale “shkelje të Kushtetutës”.

Gjykatësi shtoi se është marrë parasysh sjellja e mirë e të akuzuarve gjatë seancës dëgjimore dhe gjatë gjithë procedurës penale dhe burgimi i tyre i rëndë i përjetshëm ishte shndërruar në burg të përjetshëm. Dy të pandehur u liruan.

FETO është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gulen me qendër në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste kanë avancuar në detyrë duke trukuar provimet me vite dhe duke depërtuar në institucionet e shtetit. Më pas, fillimisht më dhjetor 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin turk u përpoqën të ndiqnin penalisht një numër të zyrtarëve të nivelit të lartë përmes një procesi të montuar për dyshim të korrupsionit.

Disa vjet më vonë, orkestruan përpjekjen e përgjakshme për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur, gjegjësisht një përpjekje për grusht shteti e kryer nga oficerët e infiltruar të FETO-s në ushtrinë turke.

Hetimet mbi organizatën terroriste FETO kanë zbuluar se kjo është një rrjet global që nuk paraqet kërcënim vetëm për Turqinë, por për çdo vend tjetër në të cilin është aktive. Kjo është theksuar në mënyrë të përsëritur nga zyrtarët turq. Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 persona të tjerë u plagosën

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË KULM/ “Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër në rajon”, vjen thirrja e fortë për SHBA
Previous article TRUMP I PËRFSHIU NË LISTËN E ORGANIZATAVE TË HUAJA TERRORISTE/ Çfarë përfaqëson Garda Revolucionare e Iranit?

k.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT