• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Albin Kurti: Jetoj në një banese 61 m2. Nuk dua të pasurohem, kam mjaftueshmëri
Home
Rajon

INTERVISTA/ Albin Kurti: Jetoj në një banese 61 m2. Nuk dua të pasurohem, kam mjaftueshmëri

2 January, 2020 F.autor Rajon

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti jeton në një banesë 61 metër katëror dhe mbi të gjitha me qira.

Duke rrëfyer për emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Kurti thotë se nuk kërkon të pasurohet, por njëkohësisht thotë se nuk ankohet nga ana materiale, pasi siç thotë ai ka vetëmjaftueshmëri.

Albin Kurti: Banesa ime i ka 61 m2.

Artur Zheji: Keni porositur një vilë të re për 2-3 vitet e ardhshme?

Albin Kurti: Jo, nuk kam porositur.

Artur Zheji: Nëse pas 2-3 vitesh kryeministër mund t’ju lindë dhe një fëmijë tjetër, do të ketë nevojë për hapësira banimi, ndonjë pishinë…se në Shqipëri kështu ndodh, do ta ndjeni veten sikur keni ngjyer gishtin e korrupsionit apo do thoni që është normale….gruaja juaj është e pasur?

Albin Kurti: Gruaja ime nuk është e pasur.

Artur Zheji: Pra nuk mund ta blejë ajo vilën?

Albin Kurti: Jo, nuk mund ta blejë ajo. Unë jam në këtë banesën 61 m2. Më e rëndësishme sesa banesa ku banoj është fakti që e kam me qira. Nuk është pronë e imja.

Artur Zheji: Nuk është pronë e juaja?

Albin Kurti: Jo!

Artur Zheji: E tmerrshme, një grua shqiptare në Shqipëri do t’ju mallkonte që nuk keni blerë as 60 m2.  Shyqyr që e keni norvegjeze.

Albin Kurti: Mos i fajësoni gratë se burrat i kanë fajet. Burrat kanë qejf ti fajësojnë gratë për fajet që kanë ata. Një burrë nuk e dëgjon gruan për shumë gjera dhe po e dëgjon për këtë. Është një lloj shovinizmi mashkullor i njerëzve që kanë vendosur të korruptohen dhe mandej leja fajin gruas. Nuk është ashtu fare.

Artur Zheji: Me 60 m2 nuk jetohet. Gjithë ky burrë shteti mos kesh 3 kate vilë.

Albin Kurti: Burrave shqiptarë nuk ua kanë mësuar gratë e tyre shampanjën. Njerëzit duan që të pasurohen, sepse ka një propagandë kundër meje që unë i dua të gjithë të varfër. Jo mo, le të pasurohen, por me ligj, me nder dhe punë.

Artur Zheji: Zoti Albin, pse duhet ta besoj unë që ju doni të pasuroni të gjithë të tjerët dhe vetë nuk doni të pasuroheni

Albin Kurti: Unë nuk dua ta pasurohemi, por në të njëjtën kohë nuk po ankohem për gjendjen time materiale. Kam një lloj vetëmjaftueshmërie në kushtet e mia. Tani më janë bërë shumë libra, dorë në zemër do ta kisha marrë një banesë tjetër me qira me një dhomë më shumë, ama jo ta blej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOSMARRËVESHJET PËR QEVERINË E RE/ Kurti: Skenari me i keq i mundshëm janë zgjedhjet e reja
Previous article PRITET DORËHEQJA E.../ Arrihet marrëveshja për qeverinë teknike në Maqedoninë e Veriut

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT