Politikani holandez anti-Islam Geert Wilders i është rikthyer planeve të tij për mbajtjen e një konkursi karikaturash tallëse për Profetin Muhamed, vetëm një vit pasi një nismë e tij ishte anuluar nga frika e sulmeve në Holandë. Në një mesazh në Twitter, Wilders u bëri thirrje njerëzve të dërgojnë karikaturat e tyre të profetit.
Në atë kohë, planet për të zhvilluarkonkursin nxitën demonstrata të mëdha në Pakistan, të organizuara nga partia islamike Tehreek-e-Labbaik, e cila u bëri thirrje vendeve islamike që të ndërpresin çdo lodhje me Holandën.
Riprodhimi I imazhit të Profetit Muhamed është tradicionalisht I ndaluar në islam, ndaj karikaturat e tij shihen si tejet fyese nga shumica e myslimanëve. Në 2005-së, gazeta daneze Jyllands-Posten guxoi me publikimin e karikaturave të Muhamedit, dhe kjo shkaktoi një valë masive demonstratash të dhunshme në të gjithë botën myslimane, si dhe disa përpjekje për të vrarë redaktorin e saj apo karikaturistin Kurt Westergaard.
Dhjetë vjet më vonë, në Paris, disa islamikë të armatosur vranë brenda zyrave të tyre 12 punonjës të revistës Charlie Hebdo, e cila njihej gjithashtu për botimin e karikaturave satirike të Muhamedit.






