• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E SHQIPTARIT QË TRONDITI LONDRËN/ 36-vjeçari, i lidhur me disa ekzekutime. Ishte personi më i kërkuar në Suedi (FOTO)
Home
Breaking News

VRASJA E SHQIPTARIT QË TRONDITI LONDRËN/ 36-vjeçari, i lidhur me disa ekzekutime. Ishte personi më i kërkuar në Suedi (FOTO)

27 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u ekzekutua në prag të Krishtlindjes para shtëpisë së tij 1.5 milionë euroshe në Londër, përpara syve të gruas së tij Debora, e cila pa e tmerruar gjithë skenën.

Viktima, një shqiptar nga Kosova, është vëllai i modeles së njohur Miss Beqiri.

Ekzekutimi i tij ka tronditur Londrën, ndërkohë që mediat britanike, pas një investigimi me mediat suedeze, kanë zbuluar të kaluarën e errët të 36-vjeçarit.

Beqiri raportohet se ka qenë i lidhur me disa vrasje mes shqiptarëve në Suedi, gjatë kohës që jetonte atje.

I rritur mes Kosovës e Shqipërisë, ai emigroi kur ishte ende fëmijë në Suedi.

Aty u lidh me mafien e nëntokës suedeze, dhe në vitin 2008 u procedua për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi.

Para se të transferohej në Britaninë e Madhe tre vjet më parë, disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në Suedi u vranë.

Ai ishte shpallur si personi më i kërkuar në Suedi, ndërkohë që nuk u mor vesh si arriti të mos arrestohej dhe për më tepër, të transferohej në Britani, kur deri dy ditë më parë jetonte në dukje i qetë, dhe madje kishte blerë një super shtëpi për 1.5 milionë euro.

Beqiri njihej për jetën luksoze.

Ai u martua në vitin 2018 me bashkëshorten e tij Debora Krasniqi, në liqenin e pasanikëve në Itali, Como, në një ceremoni super luksoze, me të ftuar nga disa vende të botës.

Me Deboran u njoh gjatë martesës së të motrës, e cila është një yll dhe personazh i njohur në Britani.

Gjatë një interviste për një revistë britanike, Deborah kishte rrëfyer njohjen me të shoqin, i cili e mori në telefon dhe folën për disa orë pa shkëputje, dhe më pas u takuan.

Policia thotë se për momentin nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e 36-vjeçarit, i cili u ekzekutua ndërsa kthehej në shtëpi bashkë me të shoqen dhe fëmijën e vet.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DREJTËSIA E RE/ Noterët dhe përmbaruesit do futen në vetting
Previous article VETON SURROI/ Edi Rama dhe rruga qorre e Kosovës!

k.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin

E PËSON KEQ/ Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera

U ARRATIS NGA BURGU NË ITALI/ Vendndodhja e të dashurës fundos të riun shqiptar Aktualitet

U ARRATIS NGA BURGU NË ITALI/ Vendndodhja e të dashurës fundos të riun shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT