• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI I QEVERISË/ 600 policë mbi 55 vjeç dalin në pension. Skema e pagës dhe sa i kushton buxhetit
Home
Breaking News

VENDIMI I QEVERISË/ 600 policë mbi 55 vjeç dalin në pension. Skema e pagës dhe sa i kushton buxhetit

26 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme projektligjin për reformën në Policinë e Shtetit, që nxjerr në lirim punonjësit që kanë mbushur moshën 55 vjeç me 30 vite vjetërsi pune. Por sa është numri i atyre që plotësojnë kriteret, sa do të përfitojnë dhe sa do i kushtojë buxhetit të shtetit kjo reformë?

Shqiptraja.com sjell projektligjin që u miratua nga qeveria dhe që vitin tjetër pritet që të kalojë në Kuvend. Qëllimi, sipas projektligjit është t’u garantojë trajtim financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, në rast të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, përpara daljes në pension të plotë pleqërie.

Numri i punonjësve që plotësojnë kriteret për përfitim të trajtimit financiar është 613, nga të cilët 585 punonjës të Policisë së Shtetit (398 inspektorë), 21 nga Garda e Republikës dhe 7 nga SHÇBA-ja. Inspektori parashikohet që të përfitojë 26,200 lekë në muaj, ndërsa gradat e larta rreth 29,297 lekë në muaj. Efekti financiar vjetor duke filluar nga viti 2020 është 215,506,116 lekë.

Kriteret e përfitimit të pensionit
1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat përfiton trajtimin financiar sipas këtij ligji, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie, kur:

a) ka mbushur moshën 55 vjeç;

b) plotëson 30 vite vjetërsi shërbimi në strukturat e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat apo në struktura të tjera shtetërore me gradë.

2. Trajtimi financiar i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme është në masën 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

3. Gjatë periudhës së trajtimit me pagesë kalimtare, pensioni nuk duhet të kalojë masën e pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me shërbimin përkatës.

4. Trajtimi financiar përfitohet me kërkesë të punonjësit ose të titullarit të institucionit përkatës dhe miratohet nga Komisioni i Posaçëm. Përzgjedhja e përfituesve bëhet nga Komisioni i Posaçëm, sipas kritereve të moshës, të vjetërsisë në shërbim, aftësisë fizike të punonjësve dhe duhet të garantojë respektimin e parimeve të mosdiskriminimit, të objektivitetit, të transparencës dhe të paanshmërisë.

5. Përbërja, organizimi dhe funksionimi i Komisionit të Posaçëm përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Por kur ndërpritet pensioni i posaçëm?
Punonjësit e Policisë së Shtetit pavarësisht se janë në pension të posaçëm kanë detyrimin të aktivizohen në shërbim deri në 700 orë në vit dhe, gjatë kësaj periudhe, kanë të njëjtat të drejta e detyrime si punonjësit e tjerë të shërbimit përkatës, me përjashtim të trajtimit financiar. Nëse refuzojnë, atëherë ndërpritet pensioni i posaçëm.

Ndërkohë që trajtimi financiar ndërpritet kur përfituesi rikthehet në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si dhe në rastet kur punësohet në sektorin publik. Në projektligj theksohet se trajtimi financiar, i përfituar nga ky ligj, nuk prek përfitimet që i lindin punonjësit të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, nga legjislacioni në fuqi./shqiptarja.com

Projektligji i miratuar nga qeveria ne date 24 dhjetor, tabelat me numrat e efektivëve që plotësojnë kriteret dhe efektet financiare

      

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU KAP TELEFONI NË QELI/ Gjykata dënon me 8 muaj burg Shkëlzen Hasanpapajn, autorin e atentatit ndaj Florenc Çapjas
Previous article “TËRBOHET” GATTUSO/ Arsenali kërkon lojtarin më të shtrenjtë tek Napoli

k.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT