• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REAGIMI/ Shkrimtari Ruka për “Festivalin”: Turpi mbuloftë emrin e atyre regjisorëve që kanë emrin në… (FOTO)
Home
Sociale

REAGIMI/ Shkrimtari Ruka për “Festivalin”: Turpi mbuloftë emrin e atyre regjisorëve që kanë emrin në… (FOTO)

25 December, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Shkrimtari Petrit Ruka kritikon ashpër organizatorët dhe pjesëmarrësit në Festivalin e 58-të të këngës në RTSH, duke thënë se ata duheshin “arrestuar” në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit te kultures kombëtare shqiptare.

Sipas Rukës, duhet hartuar me ngut një ligj i posaçëm që këngët në Festivalin e RTSH duhet të vijnë patjetër në standard dhe të kenë poshtë firmën aprovuese të dhjetë poetëve më të mirë të vendit.

“Turpi e mbuloftë emrin e atyre regjisorëve, udhëheqësve artistikë, prezantuesve, redaktorëve, kompozitorëve që kanë emrin në titrat e këtij produksioni me tekste të tilla. Një ditë bota do të qesh me të madhe me idiotësinë e tyre. Tallja e brezave që vijnë do t’i shoqërojë edhe aty ku do te jenë, në varr”, shkruan ndër të tjera shkrimtari Petrit Ruka.

Ndërkohë, të njëjtin mendim me shkrimtarin Ruka ndan dhe regjisori i njohur Albert Minga, i cili shkruan se drama fillon nga “kokat e mëdha” drejtuese të këtij projekti, që kanë bërë të mundur pjesëmarrjen e mender këngëtarëve, të mender kompozitorëve dhe të mender “poetëve”në forumin më të lartë të këngës shqiptare.

“Më fal o Petrit vëllai, por më duket se Ty të mungon sensibiliteti i duhur intelektual dhe poetik për të bërë vlerësime të sakta për këtë poezi super moderne! Në Vlorë, në këto raste, thonë pika në bythë! Drama, miku im fillon nga “kokat e mëdha” drejtuese të këtij projekti, që kanë bërë të mundur pjesmarrjen e këtyre mender këngëtarëve, të mender kompozitorëve dhe të mender “poetëve”në forumin më të lartë të këngës shqiptare! Llogaria duhet të fillojë pikërisht këtu, nga drejtori i përgjithshëm i Rtsh, që është dhe drejtori i festivalit?! Këtu fillon Drama! Edhe unë jam plotësisht dakord me Ty, që këtu fillon figura e “krimit ” e pastaj me rradhë! E tmerrshme miku im: Festivali i 58 i këngës në Rtsh?!..I 58-ti!…”, shkruan regjisori Albert Minga.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA E RE NË KOSOVË/ Detaje nga takimi “sekret” 4 orësh ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës
Previous article NGA IBRAHIMOVIC TEK ARTURO VIDAL/ Ja 11 emrat që do të “ndezin” merkaton e janarit

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT