Kryeministri Edi Rama ka vizituar në drekën e Krishtlindjeve një familje me 6 anëtarë në Gjorm të Laçit që jeton në çadër që prej të tërmetit të 26 Nëntorit. Rama i ka dhënë edhe lajmin e mirë se shtëpia e tyre është mes 500 apartamenteve që do të ndërtohen nga shteti turk. Rama i prezantoi edhe projektin e 500 shtëpive të cilat siç ai tha, do e bëjnë Laçin një qytet model.
Rama: Unë e kam parë projektin. Do e bëjnë këta të Turqisë, ato 500 apartamentet. Kjo është zona e studiuar. Këtu janë projektet. Kjo është një godinë. Është kryevepër, është fantastike. Kap edhe pjesën e spitalit. Do prishen të gjithë ato konviktet. Do bëhet Laçi një qytet model.


