Kryeministri Edi Rama ishte sot Petrelë, në familjen Belegu, e cila këtë Krishtlindje e Vit të Ri, do ta gëzojë me shtëpi të re, pas humbjes së banesës më 21 shtator.
“Uroj të jetojnë edhe shumë e shumë vjet, me shëndet e mbarësi”, tha Rama, ndërsa vizitoi familjen Belegu në banesën e re. Rama tha se “ne u jemi dhe do t’u jemi pranë atyre dhe çdokujt në nevojë, megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona”.
Kryeministri Rama shpërndau dhurata për fëmijët e familjes Belegu, dhe shprehu solidaritetin me ta dhe të gjitha familjet e prekura nga tërmeti. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se “është punuar sipas porosisë së Kryeministrit për të përfunduar të gjitha banesat e reja para Vitit të Ri”.
Po ashtu, ai tha se familja ka qenë në ndihmë ekonomike dhe tani familjarët janë punësuar.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Petrelë, Tiranë – Familja Belegu këtë Krishtlindje e Vit të Ri, do ta gëzojë me shtëpi të re, pas humbjes së banesës më 21 shtator.Uroj të jetojnë edhe shumë e shumë vjet, me shëndet e mbarësi😊Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë atyre dhe çdokujt në nevojë, megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona🤝https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 24. Dezember 2019


