Teatri Kombëtar ka reaguar pas përplasjes së aktorit Laert Vasili me aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në një reagim në Facebook, TK shkruan se Vasili është dhunuar dhe dënon dhunën ndaj tij.
Më tej shtojnë se aktet e dhunës nuk përfaqësojnë artistët dhe distacohet nga çdo përbaltje që i bëjet skenës dhe artit shqiptar. Në fund i urojnë shërim të shpejtë Laert Vasilit, pasi kanë anuluar një shfaqe që ishte parashikuar në kalendar.
“TK dënon aktin e pa precedent të dhunimit të aktorit Laert Vasili. Teatri Kombëtar shpreh indinjatën e thellë dhe dënon dhunën e kryer nga zaptuesit e godinës së TK ndaj aktorit dhe kolegut tonë Laert Vasili. Aktet e dhunës nuk përfaqësojnë artistët dhe as janë pjesë e vlerave morale dhe demokratike, të cilat me aq mund i kemi fituar! Duke i uruar Laertit shërim të shpejtë dhe rikthim shëndoshë e mirë në skenë, TK distancohet nga çdo përbaltje që i bëhet skenës dhe artit shqiptar! Aktet e dhunës na detyruan të anullojmë një shfaqje të kalendarit të Teatrit Kombëtar, por nuk do na ndalojnë të përmbushim qëllimin tonë final: Edukimin përmes Artit!”, shkruhet Teatri Kombëtar.


