Policia Rrugore e kryeqytetit ka arrestuar 18 drejtues mjetesh nga të cilët 13 në gjendje të dehur, 4 të pa pajisur me leje drejtimi, si dhe një person është shpallur në kërkim për vjedhje.
Gjithashtu janë pezulluar 174 leje drejtimi, nga të cilat 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 84 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 41 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë që janë proceduar administrativisht 175 drejtues motorësh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Nga operacioni janë proceduar administrativisht 2 089 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.
TiranëPolicia Rrugore e kryeqytetit, krahas detyrimeve të tjera si menaxhimi i ngarkesës së trafikut, kryesisht në zonat e tregjeve industriale dhe pranë shesheve e qendrave tregtare, ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore. Patrullimet dhe verifikimet janë fokusuar ndaj përdorueseve të mjeteve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, për parkime te gabuara në rresht të dytë etj, nga ku janë verifikuar dhe: • Janë arrestuar 18 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 13 në gjendje të dehur, 4 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 person është shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. • Janë pezulluar 174 leje drejtimi, nga të cilat 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 84 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 41 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. • Janë proceduar administrativisht 175 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. • Janë proceduar administrativisht 2 089 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar. # KujdesiiShtuarParandalon # StopAlkoolitNëTimon
Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 23. Dezember 2019


