Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar me vdekje 5 persona, të akuzuar si autorët e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, vitin e shkuar, bën me dije prokurori i çështjes. Khashoggi, një gazetar kritik i qeverisë saudite, u vra brenda ambasadës në Stamboll nga një skuadër e agjentëve sauditë, më 2 tetor 2018.


