• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PILOTI FRANCEZ ME GRADËN MAJOR/ Tre vjet fluturoi në qiellin shqiptar me avionin cougar (FOTO)
Home
Aktualitet

PILOTI FRANCEZ ME GRADËN MAJOR/ Tre vjet fluturoi në qiellin shqiptar me avionin cougar (FOTO)

22 December, 2019 k.autor Aktualitet

Thierry Solignac nuk është një emër aq publik sa shqiptarët mund ta njohin të gjithë, siç fjala bie njohin ambasadorin amerikan, ambasadorin e BE, të OSBE, apo ndonjë artist që vjen në Shqipëri për ndonjë event.

Por, për ushtrinë shqiptare Thierry Solignac është mjaft i njohur. Madje është vlerësuar me certifikata mirënjohje nga drejtues të lartë të Shtabit të Forcave të Armatosura dhe ish-ministrja Mimi Kodheli.

Duket e pabesueshme, por majori francez ka fluturuar në qiellin shqiptar për më shumë se tre vjet me avionët cougar. Sepse, asnjë prej pilotëve tanë nuk e njihnin mekanizmin fluturues dhe teknikën e këtyre avionëve.

Por, majori francez Thierry Solignac nuk ka qenë protagonist vetëm në Shqipëri. Së fundmi ai ndodhet në Uzbekistan, andej prej nga ka dërguar edhe një mesazh për popullin shqiptar që kaloi tragjedinë e rëndë të një tërmeti të fuqishëm në 26 nëntor.

Thierry Solignac thotë se është i gatshëm të udhëtojë 22 orë nga Uzbekistani për të ndihmuar në transportet shëndetësore të shqiptarëve që mbetën të plagosur në Durrës dhe Thumanë.

Shqipëria sot ka në arsenalin e saj ajror 4 avionë cougar që shërbejnë për rastet e emergjencave natyrore, kryesisht zjarret në pyje, e ku është mëse e nevojshme ndërhyrja nga ajri.

Por, ajo që bën diferencën në këtë rast lidhet me blerjet e këtyre avionëve. Në të gjitha rastet, Franca shitjen e avionëve të këtij lloji e shoqëron bashkë me paketën, e cila përfshin edhe instruktorin. Në rastin e Shqipërisë, por jo vetë, Thierry Solignac është ai që u jep leksion pilotëve shqiptarë.

Në një tjetër video që shoqëron këtë shkrim tregohet për një rast emergjence në Uzbekistan, ku piloti francez që shërbeu për tre vjet në Shqipëri ulet me avionin cougar në majën e një mali për të marrë prej andej një person të plagosur.

Për Thierry Solignac, ata që fluturojnë në më shumë se 3000 metra lartësi janë engjëj. Kështu e quan ai edhe repartin e pilotëve të cougar në Shqipëri, Francë, Uzbekistan dhe shumë vende të tjera, në të cilat ka qenë dhe kryer shërbim.

Major Thierry Solignac gjatë viteve të qëndrimit në Bazën Ajrore të Farkës ndikoi ndjeshëm në rritjen e aftësive pilotuese të ekuipazheve fluturuese në helikopterin Cougar.

Major Solignac kontribuoi në përshtatjen e manualeve të fluturimit duke bërë që ekuipazhet tona fluturuese të operojnë me të njëjtat manuale dhe standarde fluturimi si NATO.

Emri i tij u bë i njohur nga media më 4 korrik 2013, kur së bashku me Leitnant Kolonel Altin Lame gjetën e shpëtuan një prej shtatë alpinistëve kroatë të aksidentuar në malin e Jezercës.

Ai thotë se “atë ditë edhe kushtet e motit nuk ishin optimale.Pajisjet termike në bord dhe njohja e  terrenit (Mali i Jezercës) nga udhëtimet e tij në këtw zonë, intuita që ka çdo pilot bënë  të gjente vendndodhjen e saktë të alpinistëve kroatë. U mundova ta balancoja helikopterin “Cougar”,  në një anë, për shkak të terrenit (një grykë mali) që nuk të lejonte manovrime në një hapësirë të ngushtë.

E për ta përmbyllur ai thotë se, “një zog që pi ujë në një pellg, një muzg që përqafon Dajtin, një vështrim i shkëmbyer gjatë një kafeje në një kasolle të vogël mes Malit me Gropa…çdo gjë, duhet të përjetohet si një ngjarje unike. E së fundmi, mos hezitoni t’i jepni më shumë rëndësi…njeriut”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILAN VIJON TURPIN/ Mesfushori Ilicic mposht Donnarumman me një "raketë", ja goli (VIDEO)
Previous article MILAN PËR TURP/ 2 gola për 2 minuta, Atalanta ndëshkon "Kuqezinjtë" (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT