• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI PËR “KATËR LIRITË”/ Rama: BE do miratojë 1.2 miliardë euro për marrëveshjet
Home
Politikë

SAMITI PËR “KATËR LIRITË”/ Rama: BE do miratojë 1.2 miliardë euro për marrëveshjet

21 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Takimi i tretë i liderve të Ballkanit perëndimor në Tiranë shërbeu për të avancuar iniciativën e Shengenit Ballkanit.

Kryeministri Edi tha se kjo përpjekje nuk do te mbetet thjesht një dëshirë e shkruar në letër por edhe do te financohen nga BE.

“Do të përpiqemi që të krijojmë një treg të përbashkët punë që nënkupton krahasimisht një nivel më të lartë tërheqje për investuesit e huaj. Kjo nënkupton që kur serbët, maqedonasit do të duan të punojnë në Shqipëri, ne do të duhet të kemi të njëjtat sisteme. Një klimë pozitive për biznesin favorizon tërheqjen e investitorëve të huaj”, tha Vuçiç.

“Në shkurt do të nënshkruajmë memorandiumin e lëvizjes vetëm me karta id. Administratat tatimore të Shqipërisë dhe Maqedonisë pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për krijimin e një one stop shop çka do të lehtësonte procedurat për lëvizjen e mallrave. Ne synojmë që shumë shpejt të shkojmë në kalimin e mallrave pa asnjë ndalesë”, tha Zaev.

“Kjo iniciativë është përfshirëse, të gjithë që e shohin të mirën e kësaj iniciative mund të bashkohen me të ose në pjesë të caktuara të saj pse me të gjithë këtë iniciativë. Në qoftë se ne mendojmë se duhet të sjellim ndonjë të mirë për të gjithë të tjerët duhet ti bashkëngjitemi”, tha Gjukanoviç.

Kosova dhe Bosnje Hercegovina nuk morën pjesë në këtë samit. Kryeministri Edi Rama e quajti mosmarrjen pjesë të Kosovës si të pakuptimtë dhe se vetëpërjashimi nuk është produktiv.

Presidenti Vuçiç nuk e përmendi fjalën Kosovë për asnjë moment , megjithatë deklarimi i tij lidhej indirekt me Prishtinën.

“ U zemërova me mikun tonë Edi se gjithë kohës duket sikur mbrohet? Pse të mbrohemi nga ata që duan të na çojnë mbrapa në shekullin e 16-17? që duan të na shohin sërish të luftojmë me njëri-tjetrin? Mendoj se më e rëndësishme është ajo që mendojnë qytetarët. C’të keqe ka që Serbia do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmën e vet, që do të ofrojmë një shtëpi për të qenë për 100 familje shqiptare, do të ushqejmë shumë familje shqiptare, serbe, maqedonase duke krijuar vende pune, përse të kemi turp për këtë?

Por shikoni rritjen e këtyre vendeve mbas 3 viteve, krahasojini me disa të tjerë, sepse duke krijuar një mjedis të tillë, duhen vite, vetëm atëherë do të shikohen rezultatet e mundshme. Jo nuk dua të poshtëroj as veten time, as popullit tonë. Unë popullit i them që po e bëjmë punën tonë dhe ata ta vlerësojnë. Le të bëjmë ato që varen nga ne. Mënyra si ne organizojmë rajonin tonë, varet nga ne dhe jo nga fuqitë e mëdha”, tha Vuçiç.

Shkurti 2020 do t’i gjejë 4 nga 6 liderët e Ballkanit perëndimor po prapë bashkë në samitin e Beogradit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTER BËHET ME "KRAHË"/ Skuadra Contes mposht Genoan me "POKER" dhe ringjitet në krye
Previous article SFIDA NDAJ "BARDHEBLUVE"/ Flet trajneri Cungu: Ndaj Tiranës luajmë për...

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT