• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FORCA HAPSINORE”/ Trump nënshkroi projektligjin për buxhetin dhe dhënien e 12 javëve pushim për…
Home
Botë

“FORCA HAPSINORE”/ Trump nënshkroi projektligjin për buxhetin dhe dhënien e 12 javëve pushim për…

21 December, 2019 k.autor Botë

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi projektligjin për buxhetin, i cili përfshinë edhe krijimin e Forcës Hapësinore dhe dhënien e 12 javëve pushim me pagesë për punonjësit federal me fëmijë të sapolindur. Senati i kontrolluar nga republikanët miratoi buxhetin e mbrojtjes prej 738 miliardë dollarësh të martën, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët e votoi atë javën e kaluar. Kjo javë ka qenë një nga javët më të mira dhe më të këqija të presidencës së Donald Trump-it.

Më e keqja ishte miratimi nga Dhoma e Përfaqësuesve i dy akuzave kundër Presidentit Trump pas një procesi hetimor për shkarkimin e tij, duke e bërë atë Presidentin e tretë amerikan ndaj të cilit Kongresi ka ngritur akuza.

Momenti më i mirë i tij ishte nënshkrimi i legjislacionit për krijimin e një dege të re ushtarake amerikane, atë të Forcës Hapësinore, për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara në hapësirë, veçanërisht satelitët që përdoren për navigim dhe komunikim.

“Kemi një lajm të mirë për ju. Në emër të zonjës së parë, nënpresidentit Mike Pence, Zonjës Pence, ju urojmë të gjithëve një Krishtëlindje shumë të gëzuar dhe Vit të Ri të lumtur. Kjo është një ditë me të vërtetë historike për forcat e armatosura amerikane. Pas disa minutave, unë do të nënshkruaj me krenari investimin më të madh ndonjëherë në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Në fakt, mund të them edhe më të madhin deri më tani. Sot shënohet edhe një arritje tjetër e madhe, krijimi i një dege të re të ushtrisë sonë. Është një moment shumë i madh dhe i rëndësishëm. Quhet Forca Hapësinore”.

Forca Hapësinore është dega e parë e re ushtarake që kur Presidenti Harry Truman krijoi Forcën Ajrore mbi 70 vjet më parë dhe për herë të parë në historinë amerikane, dy milionë punonjës federalë do të kenë të drejtë të marrin 12 javë pushim me pagesë nëse bëhen prindër të rinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E JANARIT PO AFRON/ Reali dhe Manchester City hidhen në sulm për titullarin e PSG-së...
Previous article TRITOLI NDAJ PROKURORIT NË VLORË/ Olsion Çela: Angazhim maksimal për zbardhjen e ngjarjes

k.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT