Kryeministri Edi Rama deklaron se që vitin tjetër nisma rajonale e cilësuar si “Shengeni Ballkanik” do të japë frytet e veta për ekonominë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp teksa u pyet për një produkt konkret të kësaj nisme, Rama tha cdo vend që përfshihet në këtë proces përfiton dhe procesi ka një përfitim progresiv për të gjitha vendet.
Duke iu përgjigjur dhe atyre që e kanë kundërshtuar këtë nismë, ai u shpreh se duke bërë të mundur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, heqjen e barrierave, lehtësimit e dokumentacionit do të ketë zhvillim për ekonominë dhe mirëqenien e vendit.
Një tjetër vendim, sipas Ramës ka të bëjë me lehtësimin e kalimit doganor në Qafë Thanë në janar. Ai theksoi se viti 2020 do të flasë vetë për këtë. “Në fund të vitit 2020 shifrat e ekonomive tonë, të vendeve që janë në tryezë dhe uroj shumë dhe të Kosovës e Bosnjës do të flasin vetë”, deklaroi kryeministri Rama.
“Së pari ne kemi rënë dakord së bashke me KE dhe BB për të hartuar dhe në takimin e radhës për ta pasur jo vetëm në tryezë por edhe një dokument që mund të ndahet me publikun, një hartë të zhvillimit të pritshëm nga kjo nismë, përforcuese e marrëveshjeve dhe për zbatimin e marrëveshjeve me impaktin specifik ekonomik në tërë rajonin, e shoqëruar me një tabelë arritjesh ku çdo 6 muaj së bashku me KE dhe bankën do mund të bëjmë dhe një bilanc.
Dëgjoj shumë teori konspirative broçkulla fakti se kjo nismë nuk ka impakt për të gjitha vendet, ka impakt vetëm për Serbinë e kështu me radhë, ndërkohë që është absolutisht e kundërta. Çdo vend që përfshihet në këtë proces përfiton dhe procesi ka një përfitim progresiv për të gjitha vendet. KE bëhet gati për të dedikuar që vitin e ardhshëm 1.2 mld euro për vendet tona në funksion të zbatimit të marrëveshjeve. pra, kjo nismë i shërben edhe rritjes së besueshmërisë dhe kapacitetit për të thithur fonde që nuk janë kredi por grant.
Duke hapur kufijtë për të gjithë ata që vijnë nga vende të treta, dhe po marr Kinën për të vizituar Kinën dhe po marr konkretisht Serbinë, meqë me kënaqësi dhe keqardhje po shoh se sa shumë patriotë të facebook më janë sulur ne bëjmë të mundur rritjen eksponenciale të numrit të turistëve kinezë në vendin tonë.
Për turistin që zbret në një vend, mundësia për të shkuar në vendet e tjera pa pasur nevojë për viza e procedura është imediate. Po marr shembullin tjetër, eksportuesit shqiptarë të produkteve bujqësorë që në rajon vijnë në rritje do të kenë një përfitim progresive. E fundit që kam është kush mund të thotë të kundërtën. Kush mund të thotë se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, heqja e barrierave, lehtësimi i dokumentacionit mund të mos sjellë zhvillim për ekonominë, biznesin, mirëqenien e vendit të vet. Këtë mund ta thonë ata që jetojnë jashtë realitetit.
Mali i Zi është atraksioni më i madh turistik sot në rajonin tonë. Çfarë përfitimi kemi nëse ne e hapim kufirin dhe nuk është një linjë e gjatë pritjesh. Kemi rënë dakord për të lehtësuar kalimin doganor në Qafë Thanë, do ta bëjmë në janar.
Unifikimi i dokumenteve dhe mjaftueshmëria e një certifikate bën një ndryshim nata me ditën me realitetin që kemi.
Viti 2020 do të flasë vetë për këtë. Në fund të vitit 2020 shifrat e ekonomive tonë, të vendeve që janë në tryezë dhe uroj shumë dhe të Kosovës e Bosnjës do të flasin vetë. Do të ketë padyshim në shifrat e ekonomisë tonë, të punësimit do të ketë një shenjë të parë domethënëse se çfarë impakti ka kjo”, u shpreh kryeministri.


