• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AUSTRALIA PO DIGJET/ Kryeministri me pushime në Havai: Ndjesë, po kthehem…
Home
Nderkombetare

AUSTRALIA PO DIGJET/ Kryeministri me pushime në Havai: Ndjesë, po kthehem…

20 December, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri australian, Scott Morrison ka kërkuar falje për pushimet e tij në Havai, teksa kriza me zjarre në vendin e tij është përkeqësuar.

Ekipet e shpëtimit janë duke luftuar më shumë se 100 zjarre, të cilat janë përhapur në kohën kur Australia është përballur me dy ditët më të nxehta në histori.

Dy zjarrfikës kanë vdekur në një aksident rrugor të enjten, teksa ishin nisur për të fikur një zjarr të madh afër Sidnejt.

Morrison ka thënë se do të kthehet më herët nga pushimi, meqë mungesa e tij këtë javë ka nxitur kritika dhe protesta.

“Ndjej keqardhje të thellë për ndonjë ofendim të shkaktuar te ndonjë australian i prekur nga zjarret e tmerrshme, duke shkuar në pushim me familjen time në këtë kohë”, ka thënë ai të premten.

Si pasojë e krizës me zjarre nga muaji shtator, në Australi kanë vdekur tetë persona dhe janë shkatërruar më shumë se 700 shtëpi.

Temperaturat në disa shtete të Australisë kanë arritur në mbi 45 gradë Celsius këtë javë.

Të premten në Viktoria është regjistruar temperatura më e lartë gjatë muajit dhjetor, pasi në qytezën Hopetoun nxehetësia është regjistruar 47.4 gradë Celsius./R.E.L

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ACARIMI VIDAL-BARCELONA PAS "EL CLASICO"/ Agjenti i mesfushorit takim me drejtuesit e klubit për...
Previous article KONFIRMOHET AMBASADORJA E RE E SHBA/ Në Tiranë brenda janarit, ja çfarë thotë për Shqipërinë

k.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT