• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA/ Nga sherri me leva në fshat te krimi në Poliklinikë, si polici i burgut vrau të dashurin e motrës. Tentoi të arratisej, por… (FOTO)
Home
Breaking News

NGJARJA/ Nga sherri me leva në fshat te krimi në Poliklinikë, si polici i burgut vrau të dashurin e motrës. Tentoi të arratisej, por… (FOTO)

20 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri mesditën e djeshme në Patos. Njëri prej tyre gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në Spitalin e Fierit.

Pas ngjarjes, Policia bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, i cili u kap pak metra larg vendit ku ndodhi krimi. Sipas informacioneve nga Policia e Fierit, i vdekur në vend mbeti shtetasi Elis Kapaj, 22 vjeç, dhe Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në Patos. Ndërsa personi i dyshuar që qëlloi për vdekje është shtetasi Martin Skendaj, 22 vjeç, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier.

Pas arrestimit, Policia bëri të mundur sekuestrimin e armës së shërbimit të 22- vjeçarit, i cili qëlloi për vdekje dy të rinjtë. Nga informacionet paraprake mësohet se shkak i kësaj ngjarjeje është një konflikt mes të rinjve, i cili përfundoi dje me dy viktima.

NGJARJA Konflikti i nisur mes të rinjve, duke përfunduar më pas me të shtëna armësh, ndodhi rreth orës 12:20, përballë me Poliklinikën e Patosit. Fillimisht, mësohet se të rinjtë janë konfliktuar verbalisht me njëri- tjetrin.

Autori i dyshuar, Martin Skendaj
Autori i dyshuar, Martin Skendaj

Më pas, punonjësi i burgjeve ka nxjerrë armën e tij të shërbimit, duke qëlluar për vdekje dy të rinjtë. Ndërkohë, sipas dëshmitarëve që janë ndodhur në vendin e ngjarjes, përplasja mes të rinjve ka ndodhur në një kohë të shpejtë. Po ashtu, ata tregojnë që mes protagonistëve të ngjarjes ka pasur më parë një konflikt fizik. Për Policinë dëshmitarët janë shprehur se 3 të rinjtë janë sharë me njëri-tjetrin, ndërsa më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë duke i lënë pa ndjenja në rrugë. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta vërë në pranga brenda pak minutave.

SHKAKU 

Fillimisht, ngjarja e rëndë u dyshua se mund të kishte ndodhur për radhën në Poliklinikë, por më pas u zbulua se 22-vjeçari Martin Skendaj kishte zbuluar lidhjen e dashurisë mes motrës së tij dhe Manol Rrapajt.

Sipas burimeve nga uniformat blu, mësohet se viktimat Elis Kapaj nga fshati Kashisht i Fierit dhe Manol Rrapaj nga fshati Kuqa i Patosit kanë pasur konflikt herë pas here, i cili ka nisur një vit më parë.

Elis Kapaj, njëri nga viktimat
Elis Kapaj, njëri nga viktimat

Shkaku sërish ishte lidhja e motrës së autorit me viktimën Manol Rrapaj. Po ashtu, familja e Manolit dhe Martinit janë fqinj me njëri-tjetrin. Të rinjtë kanë pasur një histori dashurie, të cilën familja e vajzës nuk e ka pranuar. Mësohet se vajza e familjes Skendaj është e divorcuar nga martesa e parë dhe dyshohet se divorci ka ardhur pikërisht për këtë lidhje mes saj dhe Rrapajt.

Duke mos e pranuar këtë fakt, Martin Skendaj i ka thënë disa herë Manol Rrapajt që të heqë dorë nga lidhja me motrën e tij.

Por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe familjet ndodheshin në sherr që prej disa kohësh me njëra-tjetrën. Edhe ditën e djeshme, ngjarja nisi në fshat me një përleshje me leva dhe mjete të forta dhe përfundoi në ambientet e Poliklinikës së Patosit, duke sjellë dy viktima.

SHERRI 

Nga sherri në fshat dyshohet se gardiani Martin Skendaj kishte marrë shumë dëmtime në kokë e trup dhe ka qenë i detyruar të shkojë për të marrë mjekim në spital, por dy të rinjtë (shokë të ngushtë me njëri-tjetrin) duket se nuk janë mjaftuar me aq.

Ata i kanë zënë pritë dhe sapo Skendaj ka hyrë në spital, kanë nisur ta qëllojnë me grushte dhe mjete të forta. Në sherr e sipër, i pamundur për t’u bërë ballë goditjeve, 22-vjeçari ka nxjerrë armën e shërbimit dhe u ka bërë thirrje të largohen, por ata nuk kanë pranuar të heqin dorë.

Ai i ka qëlluar dhe është përpjekur të dalë nga spitali. I plagosur rëndë dhe me dëmtime të shumta në trup, Martin Skendaj nuk ka mundur të largohet shumë dhe Policia e ka arrestuar. Pas ngjarjes, Policia ka bërë shoqërimin e motrës së autorit, e cila është pyetur rreth konflikteve që ka pasur vëllai i saj me dy viktimat. Po ashtu, dëshmia u është marrë edhe familjarëve të dy viktimave.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FESTIVALI I KËNGËS"/ Ja si ishin veshur VIP-at në natën e parë (FOTO)
Previous article FLET PËR JETËN E TIJ PRIVATE SI RRALLËHERË/ Shpat Kasapi në hall: Vajzat që dal janë posesive, nuk duan... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT