Pasi u shpëtua nga kampi Al-Hol në Siri dhe iu bashkua familjes së tij në Itali, Alvini duket se ka ndryshuar totalisht. I rrethuar nga njerëzit e dashur tashmë ai mund të jetojë i lirë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.
I kontaktuar nga AlpeNews.al, Afrim Berisha babai i Alvinit është shprehur: Djali është mirë por ka problem me ecjen dhe do ti nënshtrohet disa operacioneve.
Ai dërgoi dhe një video të Alvinit tek ku shihet duke ecur me paterica dhe këmbën që e mban lart pa e prekur në tokë. 11 vjeçari duket i qeshur dhe i lumtur pranë babait të tij i cili bëri të pamundur që ta kishte pranë vetes. /AlpeNews.al


