Një krim i rëndë tronditi qytetin e Patosit mesditën e djeshme, ku dy të rinj mbeten të vdekur. Sipas Policisë ishte Martin Skëndaj ai që qëlloi disa herë me armë mbi Manol Rrapajn dhe Elis Kapajn.
Sipas banorit, kishte pasur një sherr mes dy familjeve dy ditë më parë por që kishte ndërhyrë Policia, ndërsa vëllai i vajzës, Martin Skëndaj ka gjetur rastin për ta qëlluar të dashurin e motrës së tij.
“Familjet që të dyja janë të mira, por fajtore u bë vajza. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (Manoli) ajo ishte e martuar. Mirëpo e gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “k*rvë, k*rvë”, e gjeti në krevat, aty filloi sherri. Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë, edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe erdhi dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania për ta takuar”, tha banori.
Çfarë thotë policia
“Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në reagimin e policisë.


