• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI I RËNDË NË PATOS/ Kush janë dy të rinjtë që u vranë nga gardiani në oborrin e qendrës shëndetësore (FOTO)
Home
Breaking News

KRIMI I RËNDË NË PATOS/ Kush janë dy të rinjtë që u vranë nga gardiani në oborrin e qendrës shëndetësore (FOTO)

20 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këta janë dy të rinjtë 22 dhe 26 vjeç, që mbetën të vrarë sot në oborrin e qëndrës shëndetsore në qytetin e Patosit. Manol Rapaj emrin e vertetë Sabri Rapaj, nga Kuqar u vra me 7 plumba, ndërsa Elis Kapajt nga Kashishti ju gjetën në trup 5 plumba.

22-vjeçari Martin Skëndaj vrau me armë Manol Rapajn dhe Elis Kapajn, brenda qendrës shëndetësore të qytetit, pas debatit me ta. Rapaj ishte i dashuri i motrës së Skëndajt, por që ky i fundit nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, ndaj dhe e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën bashkë me shokun Kapaj.

Manol Rapaj, emri i vertetë Sabri Rapaj

Konflikti kishte nisur më herët, ku para 3 ditësh ishin konfliktuar, dhe viktima Sabri Rapaj  e kishte  denoncuar gardianin Martin Skëndaj për kanosje në policinë Fier.

Elis Kapaj

Ndërkohë që është marrë në pyetje autori, edhe babai i tij Aleksandri ka pohuar detaje tek grupi hetimor i kryesuar nga prokurori i Fierit, Çlirim Sina.

Nga burime kofidenciale mësohet se autori ka pranuar krimin duke thënë se, po e kreva vrasjen.

Motra e Martinit ka qënë e dashuruar me viktimën Manol. Prindërit e saj teksa mësuan dashurinë e të rinjve komshinj, e martuan në Panahor të Ballshit sepse nuk ishin dakord.

Edhe atje viktima Manol, ka shkuar disa herë e ka takuar, gjë që ra në sy të njerëzve të burrit të saj që kanë bërë kallëzim në policinë e Mallakastrës.

Më pas ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar tek prindërit, por ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre.

Edhe pse disi më larg, pohojnë burime, ajo shkonte dhe e takonte në dhomën e tij, në orët e vona në errësirë. Kjo gjë u pikas nga mamaja e viktimës .

Tre ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sopata, por policia u njoftua dhe shkoi qetësoi situatën.

Mëngjesin e ditës së sotme  ata janë zënë përsëri, aty Martini mësohet ti ketë thënë të atit, baba , lëre nuk na i ka fajin komshia, por motra që i shkonte në shtëpi.

Teksa kanë debatuar e janë qëlluar, Martini ka shkuar të marrë mjekim në poliklinikë. Aty në korridor është ndeshur me Manolin dhe kushuririn e tij nga Kashishti, raportojnë mediat lokale.  Përsëri aty janë sharë e qëlluar, në këto momente Martini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar mbi Manolin duke e lënë të vdekur.

Kushuriri i tij Elisi ka mbetur i plagosur, por vdiq në spital. Atë e bir e kanë pranuar ngjarjen e kanë rrëfyer mbi të me detaje.

Nga ana tjetër familjarë të viktimës fajësojnë policinë e cila mori vesh konfliktin shkoi e sekuestroi sopatën që u zunë, por nuk la patrullë policie për të shmangur një konflinkt të dytë i cili i çoi në vrasje në ditën e tretë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJE SHIU DHE DËBORE NË TË GJITHË VENDIN/ Njihuni me parashikimin e motit
Previous article ZYRTARE/ Pret Arsenalin në fundjavë, Everton konfirmon trajnerin e ri (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend Breaking News

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT