• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HIQEN PENGESAT PËR PUNËTORËT E HUAJ NË SHQIPËRI/ Shtetasit e Ballkanit nuk do të kenë nevojë për leje pune
Home
Sociale

HIQEN PENGESAT PËR PUNËTORËT E HUAJ NË SHQIPËRI/ Shtetasit e Ballkanit nuk do të kenë nevojë për leje pune

19 December, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria do të shndërrohet në një vend ku shtetasit e huaj mund të punësohen lirisht. Përmes disa ndryshimeve radikale në ligj, qeveria ka hequr thuajse tërësisht kufizimet për punëtorët e huaj duke hapur tregun e punës edhe për shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian.

Ndryshimet vijnë përmes një projektligji i miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave. Sipas draftit, i cili do ti dërgohet parlamentit për miratim, shtetasit e pesë vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor si Serbia, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, dhe Maqedonia e Veriut nuk do të kenë më nevojë për leje punë për tu punësuar në Shqipëri.

Për punëtorët që vijnë nga këto vende, leja e punës hiqet në mënyrë të përhershme. Por Shqipëria do të hapet edhe për punëtorët e të gjitha vendeve të tjera të botës, në rastin e fatkeqësive natyrore. Sipas projektligjit të miratuar në qeveri, leja e punës hiqet për çdo të huaj, që do të punësohet në sektorë të ndryshëm me qëllim rregullimin e pasojave dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësi natyrore.

Kjo do të thotë se menjëherë pas miratimit të ligjit në parlament bizneset shqiptare që do të punojnë në ndërtimin e banesave apo infrastrukturës publike të dëmtuar nga tërmeti mund të punësojnë punëtorë nga çdo vend i botës, pa patur nevojë për leje pune.

Por punësimi i këtyre shtetasve lehtësohet edhe kur nuk ka fatkeqësi natyrore. Aktualisht një biznes shqiptar mund të punësojë një punëtor të huaj vetëm nëse ka publikuar për 4 javë vendin e lirë të punës dhe nuk ka arritur të gjejë punëtor shqiptar. Me projektligjin e ri të qeverisë ky kufizim hiqet dhe bizneset shqiptare mund të aplikojnë direkt për leje pune për të huajt, pa patur detyrimin që të kenë kërkuar më parë për punëtorë vendas.

Liberalizimi i tregut të punës është hedhur fillimisht si ide nga disa biznese të mëdha vendase. Por ky propozim është shoqëruar edhe me debate publike për shkak se Shqipëria ka papunësi të lartë. Ardhja e të huajve, veçanërisht atyre nga vendet e botës së tretë pa pengesa për të punuar në Shqipëri, mund të bëjë presion për uljen e rrogave dhe të lërë të papunë punonjësit shqiptarë. Por qeveria dhe bizneset e kanë justifikuar këtë masë me argumentin se vendi ka mungesë punëtorësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FILLOVA TË QAJA NUK I TREGOVA ASKUJT"/ Fatma rrëfen momentin kur mësoi që ishte shtatzënë
Previous article MILAN RIKTHEHET PAS NJË PERIUDHE KRIZE/ Bonaventura dëshiron të qendrojë tek "Kuqezinjtë", por...

k.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT