• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU GJATË TENTATIVËS PËR GRABITJE DHE U ARRATIS NË SHBA/ Policia sjell në Shqipëri 34-vjeçarin me dy emra, 15 vite pas krimit ai…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU GJATË TENTATIVËS PËR GRABITJE DHE U ARRATIS NË SHBA/ Policia sjell në Shqipëri 34-vjeçarin me dy emra, 15 vite pas krimit ai…

18 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Nje i ri i cili eshte i denuar me 25 vite burg dhe ishte arratisur nga vendi yne duke u futur në rrugë ilegale në Shtetet e Bashkuara eshte ekstraduar sot ne Rinas. Policia e Shtetit ben me dije detajet e operacionit të përbashkët ndërmjet Interpol Tirana, Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) në Ambasadën e SHBA-së Tiranë, për kapjen dhe deportimin/ekstradimin e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar në Shqipëri për veprën penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen”.

Ky operacion i përbashkët DSS, ICE-ERO dhe Interpol Tirana e ka kthyer tashmë atë në Shqipëri për t’u përballur me sistemin e drejtësisë.

Si rezultat i një operacioni të gjatë ndërmjet Interpol Tirana dhe DSS-OCI u realizua me sukses deportimi nga SHBA-ja i shqiptarit të arratisur, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë për krimin e kryer në Shqipëri Arlind Hyseni, alias Shpend Mazari, 34 vjeç, lindur në Pukë.

78e921e5-133a-4a24-9844-6ee7caf63869

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim numër 641, datë 02.06.2005 e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 12.07.2004, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur rruga “Besa”, Tiranë, shtetasi Arlind Hyseni, në bashkëpunim me shtetasin F. M. ka tentuar të kryejë vjedhje me armë në banesën e shtetasit M. S. Pas rezistencës së bërë nga banorët, autorët kanë shtënë me armë zjarri, duke vrarë shtetasin G. S. dhe plagosur rëndë shtetasit M. S. dhe H. S.

Policia e Shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin, Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të rikthimit të këtij shtetasi në Shqipëri, për t’u përballur me organet e drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DJALI IM DUKET SI JU"/ Boris Johnson mbetet i humbur nga fjalët e një gruaje, teksa i tregon një foto në telefonin e saj (VIDEO)
Previous article BARCELONA-REAL MADRID/ Pas 89 kampionatesh dhe 2385 ndeshjeve, ja sa gola diferencë (STATISTIKAT)

k.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT