• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRONAT TE KEPI I RODONIT/ Tre javë pas dorëzimit, biznesmeni lirohet nga qelia, detyrim paraqitje
Home
Aktualitet

PRONAT TE KEPI I RODONIT/ Tre javë pas dorëzimit, biznesmeni lirohet nga qelia, detyrim paraqitje

18 December, 2019 k.autor Aktualitet

Kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për biznesmenin Lush Osmani, i cili me kërkesë të prokurorisë ishte shpallur në kërkim si i dyshuari përfshirë në skemën mashtruese të tjetërsimit të 68 mijë metra katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit.

Fillimisht, organi i akuzës kishte kërkuar masën e ndalimit të tij, por pas vetëdorëzimit të Osmanit, pronar i kompanisë “Shpresa.al”, togat e zeza po me kërkesë të prokurorisë e lanë atë  në “Detyrim paraqitje”. Report Tv mëson se biznesmeni Lush Osmani është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit tre javë më parë, fakt ky i mos bërë publik prej tyre.

Pronari kompanisë “Shpresa.al” dyshohej nga prokuroria se është përfituesi kryesor i një skemë të tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit. Në megaoperacionin e bërë më 25 Tetor të këtij viti, policia arrestoi 18 persona, e ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim. Mes të arrestuarve ishte edhe Ardian Iljazaj, ish drejtori i Hipotekës së Durrësit, e ndërsa për pjesën më të madhe të arrestuarve gjykata caktoi arrest shtëpie e detyrim paraqitje.

Mes të arrestuarve ishin edhe juristë, hartograf, topograf e specialistë të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar tokën shtetërore pa frut në tokë are, e më pas ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Mbi të arrestuarit rëndonin disa akuza si “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E TMERRSHME QË SHTIRESH SI SHTATZËNË"/ E dashura e Alban Ramosajt i kthehet komentueses (FOTO)
Previous article "LUFTA NDAJ KRIMIT"/ Ardi Veliu e Vocaj takohen me Drejtorin e policisë greke, Karamanlakis: Thellojmë bashkëpunimin në...

k.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT