• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LUFTA NDAJ KRIMIT”/ Ardi Veliu e Vocaj takohen me Drejtorin e policisë greke, Karamanlakis: Thellojmë bashkëpunimin në…
Home
Breaking News

“LUFTA NDAJ KRIMIT”/ Ardi Veliu e Vocaj takohen me Drejtorin e policisë greke, Karamanlakis: Thellojmë bashkëpunimin në…

18 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Mihalis Karamanlakis, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit Eduard Merkaj, Drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse Theodhori Gravani dhe nga Drejtori i Bashkëpunimit e Koordinimit Ndërkombëtar Andi Likaj, zhvilloi një vizitë punë dyditore në Athinë.

Gjatë bisedës mes 2 drejtuesve policorë u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm në parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve të paligjshme.

“Ju falënderoj për bashkëpunimin serioz të deritanishëm dhe ju ftoj ta thellojmë më tej këtë bashkëpunim, jo vetëm në nivel qendror, por edhe në nivel rajonal, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën e përbashkët ndaj krimeve ndërkufitare dhe krimit të organizuar”, – theksoi Drejtori i Policisë greke.

Gjatë takimit të zhvilluar mes dy delegacioneve, ku nga pala greke ishin të pranishëm edhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë George Kastanis, Drejtori i Departamentit të të Huajve dhe Mbrojtjes së Kufijve Dimitrios Mallios, Shefi i Kabinetit Kristos Manouras, si dhe Drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunimin  Ndërkombëtar Policor Ioannis Stavrakakis u dakordësua mbi nevojën e thellimit të bashkëpunimit, në nivelin qendror dhe rajonal, për të koordinuar veprimet dhe shkëmbimin e informacionit, me qëllim rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe krimit të organizuar.

Drejtuesit e dy policive ranë dakord për krijimin e një Udhërrëfyesi në nivel  strategjik dhe operacional, me një grafik specifik për të kontrolluar nga afër detyrat e lëna në të.

Gjatë vizitës dyditore, delegacioni i Policisë së Shtetit zhvilloi shumë takime me drejtuesit e Departamenteve Policore, me qëllim zgjerimin e kontakteve dhe thellimin e bashkëpunimit.



Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRONAT TE KEPI I RODONIT/ Tre javë pas dorëzimit, biznesmeni lirohet nga qelia, detyrim paraqitje
Previous article "DISA TË TJERË VIJNË SI MËSIM"/ Rama e nis ditën me fjalët e shenjta të Nënë Terezës: Disa njerëz vijnë në jetën tënde si bekim

k.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT