Bashkëshorti i Rexhina Debrovës e cila humbi jetën pak çaste pasi solli në jetë foshnjen e saj disa muaj më parë, ka reaguar pikërisht ditën kur është shpallur në kërkim mjeku që asistoi në lindjen e saj.
Gerti Debrova shkruan: Ky ishte momenti i fundit i saj që ka mundur të ruajë pak çaste përpara se ta. Pas gati 8 muaj ka dalë akti i ekspertimit me 2 ekspertë ku qartëson se ndjekja e shtatzanisë ka qënë konform protokolleve shkencore..
Postimi Gerti Debrovës:
“Në ditën e të vërtetës po zgjedh të hedh foton e fundit te Rexhinës ..foto e fundit dhe bluzë e fundit..me këtë bluze shkuam atë dite në spital..bluzë me trëndafila!
Dua te shkruaj për ata që u shprehën kundër nesh…mjekët që protestuan, ministrja, të gjith ata të zinj që asistuan në operacion..të cilët nuk bën as më minimalen..as një ngushëllim!!
Flisni dicka tani more të mallkuar..
Pas gati 8 muaj ka dalë akti i ekspertimit me 2 ekspertë ku qartëson se ndjekja e shtatzanisë ka qënë konform protokolleve shkencore..por neglizhenca mjekësore ka cuar në shkakun e vdekjes..dhe për ktë mbajnë përgjesi personeli mjekësor..
Rexhina nuk e meritonte ktë fat..!!”.
/AlpeNews.al


