• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAS GRUSHTI BRENDA PD-së NË TIRANË/ Dhunohet kryetari i GRUPIT dhe anëtarja, NDËRHYN policia
Home
Breaking News

PLAS GRUSHTI BRENDA PD-së NË TIRANË/ Dhunohet kryetari i GRUPIT dhe anëtarja, NDËRHYN policia

18 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë procesit zgjedhor për ngritjen e degës së re të Partisë Demokratike në zonën Nr.16 në Tiranë, te “Unaza e Re”.

Një burim për Newsbomb.al bën me dije se dy anëtarë të kësaj force politike që pretendojnë të marrin me forcë kryesinë e kësaj dege kanë dhunuar kryetarin dhe një anëtare të grupit të punës si dhe kryetarin e grup-seksionit të PD-ës, dhe kanë shkatërruar materialet zgjedhore në ambientet e një lokali te zona e “Astirit” ku po zhvillohej procesi.

Është dashur ndërhyrja e policisë që situata të vihet nën kontroll.

Sipas burimit në fjalë, kanë qenë vëllezërit Gëzim dhe Shkëlzen Sadikaj të cilët kanë dhunuar Adriatik Shehun, kryetar i grup-seksionit të PD-së në këtë zonë, Ervin Minarollin, kryetari i grupit të punës dhe antaren Minushe Lazaj.

Gëzim Sadikaj, i cili pretendon të marrë kryesinë e kësaj dege, duke parë që nuk ka arritur mbështetjen e duhur, ka shkatërruar materialet zgjedhore dhe ka dhunuar së bashku me vëllain e tij anëtarët e grupit të punës të caktuar nga kryetari i PD-së Luzlim Basha për formimin e degës së re të partisë.

I kontaktuar nga Newsbomb.al, zoti Shehu ka konfirmuar incidentin dhe dhunën e ndodhur rreth orës 19:00 gjatë procesit për ngritjen e degës së re Nr.16 në ‘Unazën e Re’ në zonën e Astirit.

Procesi i sotëm kishte të bënte me zgjedhjen e delegatëve të cilët në një datë brenda muajit dhjetor do bënin të mundur me votën e tyre zgjedhjen e kryetarit të degës së re Nr. 16, në “Unazën e Re”.

Procesi u anulua për shkak të shkatërrimit të materialeve zgjedhore dhe daljes së situatës jashtë kontrollit. Ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të policisë të Komisariatit Nr.6 për të vënë situatën nën kontroll.

Pas qetësimit të situatës, grupi i punës është larguar drejt selisë qendrore të PD-së. /Newsbomb.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAL DHE BARÇA NË TË NJËJTIN HOTEL/ Valverde ngacmohet për kafe me Zidane
Previous article SHERRI ME KEJVINËN DHE ORIOLËN/ Einxhel bën hapin e madh: I kam falur, nëse ato...

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT