• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË DHËNA SHQETËSUESE/ Shërbimet e fshehta amerikane zbulojnë sekret prapa sistemeve 5G të Pekinit
Home
Teknologji

TË DHËNA SHQETËSUESE/ Shërbimet e fshehta amerikane zbulojnë sekret prapa sistemeve 5G të Pekinit

17 December, 2019 k.autor Teknologji

Një raport i ri investigues, i Komisionit të Inteligjencës në Kongresin amerikan ka nxjerrë të dhëna shqetësuese në lidhje me qëllimet e fshehura prapa teknologjisë 5G dhe kompanive teknologjike kineze, si Hawei dhe Zte. Sipas përfundimeve të raportit të komisionit, agjencitë e zbulimit dhe partia komuniste kineze janë prej kohës në një partneritet me gjigandët e teknologjisë. Raporti, hartimi i të cilit është nisur që në vitin 2012 ka prodhuar pothuaj 50 faqe dossier, të cilat përmbajnë të gjitha frikërat e shërbimeve të fshehta amerikaner.

Ish shefi i komisionit të inteligjencës ka pohuar se qëllimi final i Pekinit është dominimi teknologjik i botës brenda shekullit XXI. Sipas analizës së Mike Roger, udhëheqësit kinezë po përpiqen që të kopjojnë ekzaktësisht atë që SHBA bëri pas Luftës së Dytë Botërore.

Strategjitë e Kinës sot synojnë investime në zhvillimin teknologjik si dhe kontrollin e burimeve duke përdorur kompani periferike. Udhëheqësit e Pekinit e kanë kuptuar mirë se sa shumë I ka dhënë avantazh ushtarakisht dhe politikës Shteteve të Bashkuara, supremacia në fushën e teknologjisë.

Në tekstin e raportit thuhet se “Kina përbën gjithashtu një sfidë të rëndësishme diplomatike, politike dhe ushtarake”, dhe më tej thuhet gjithashtu se “deri disa vite më parë ishte e vështirë ta interpretoje Pekinin si një konkurrent të Shteteve të Bashkuara, duke qenë se nuk kishte impaktin ekonomik global apo kapacitetet e amerikanëve. Ndërsa sot, skenari duket se ka ndryshuar dhe arsyeja e një metamorfoze të tillë duhet kërkuar mbi të gjitha në rritjen e tyre ekonomike eksponenciale, e cila nuk duhet të nënvlerësohet”.

Prapaskenat

Gjatë një interviste të dhënë për qendrën e studimeve Belfer të Universitetit të Harvardit, Roger ka zbuluar dhe disa prapaskena. Sipas tij, Pekini tashmë bën përpjekje për kontrollin e masave, duke përdorur sistemet e blerjes së biletavetë avionëve dhe trenave në mënyrë elektronike, me celularë dhe kompjutera, dhe po i përdor këto për monitorimin e lëvizjes së masave, individëve dhe familjeve. Që në vitin 2016 në fakt britanikët kishin denoncuar instalimin e afro 140 milionë telekamerave dhe që në vitin 2020 do të jenë pothuaj 500 milionë. Një kontroll I tillë obsesiv teknologjik është shkelje e privatësisë dhe të drejtave të njeriut, por këto koncepte pak rëndësi kanë patur tradicionalisht në vendin e dragoit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NUK KENI PARË GJË AKOMA"/ Kryeministri BRITANIK e nis detyrën, me "thënien e Edi Ramës"
Previous article "KËRCEJA E QAJA"/ Elvana Gjata flet për këngën e re dhe Eurovizionin: Është shumë...

k.autor

Postime të ngjashme

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT