• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK  KENI PARË GJË AKOMA”/ Kryeministri BRITANIK e nis detyrën, me “thënien e Edi Ramës”
Home
Politikë

“NUK KENI PARË GJË AKOMA”/ Kryeministri BRITANIK e nis detyrën, me “thënien e Edi Ramës”

17 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Qeveria e re britanike ka nisur zyrtarisht punën. Kryeministri Boris Johnson mbajti mbledhjen e parë të ekzekutivit, ndërsa paralajmëroi ministrat e tij se çfarë i pret matanë 100 ditëshin e parë.

Shefi i qeverisë së Londrës kërkoi që të punohet pa pushim për të përmbushur premtimet dhe kërkesat e qytetarëve.

“Duhet të shlyejmë besimin e qytetarëve dhe të punojmë 24 orë në ditë, të punojmë pa pushim për të përmbushur premtimet. Sigurisht në 100 ditët e para apo 140 sa ishin, patëm shumë punë.

Por miq, nuk keni parë gjë akoma. Ne do të punojmë edhe më fort sepse qytetarët kanë pritshmëritë më të larta dhe ne duhet t’i përmbushim.”

Pavarësisht se edhe problemet e tjera mbeten tepër të rëndësishme, çështja Brexit mbizotëron në prioritetet e qeverisë së re britanike.

“Downing Street” do t’i shtojë një klauzolë të re ujdisë së divorcit nga Bashkimi Europian për të përjashtuar çdo shtyrje të periudhës së transicionit përtej vitit të ardhshëm.

Londra kërkon të sigurohet që shkëputja nga Brukseli të ndodhë realisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Periudha e transicionit post-Brexit, duhet të përmbyllet në dhjetor të 2020, por që me kushtet aktuale mund të shtyhet deri në dy vite të tjera nga një dakordësi e përbashkët.

Kritikët shprehin skepticizëm për normën e re, pasi rrit shanset e largimit nga BE pa një ujdi tregtare. Votimi për marrëveshjen për Brexit në parlamentin britanik do të mbahet gjatë kësaj jave.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GATI 1 VIT PAS DEKLARATAVE TË BUJSHME/ Pajtohen Albërie Hadërgjonaj dhe Aurela Gaçe (FOTO)
Previous article TË DHËNA SHQETËSUESE/ Shërbimet e fshehta amerikane zbulojnë sekret prapa sistemeve 5G të Pekinit

k.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik” Politikë

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT