• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NIVELI MË I LARTË NË HISTORI/ Kompanitë e huaja transferojnë fitime rekord në Shqipëri
Home
Ekonomi

NIVELI MË I LARTË NË HISTORI/ Kompanitë e huaja transferojnë fitime rekord në Shqipëri

16 December, 2019 k.autor Ekonomi

Kompanitë e huaja, që veprojnë në Shqipëri kanë transferuar një nivel rekord fitimesh për 9 muajt e këtij viti. Sipas të dhënave të raportuara nga Banka e Shqipërisë, në Bilancin e Pagesave, zëri i investimeve dalëse, që kryesisht është transferim i fitimeve, arriti në 380 milionë euro, me një rritje prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kompanitë e huaja, që veprojnë në Shqipëri kanë transferuar një nivel rekord fitimesh për 9 muajt e këtij viti.

Sipas të dhënave të raportuara nga Banka e Shqipërisë, në Bilancin e Pagesave, zëri i investimeve dalëse, që kryesisht është transferim i fitimeve, arriti në 380 milionë euro, me një rritje prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave historike, ky është niveli më i lartë i fitimeve të transferuara, duke ia kaluar dhe periudhën 2008-2010, kur ky tregues ishte shumë i lartë për shkak të fitimeve të mëdha të kompanive të telefonisë celulare, që kishin norma kthimi që i kalonin 50%.

Banka e Shqipërisë thotë se në tremujorin e tretë, fluksi dalës prezantohet në formën e pagesave të dividendëve dhe fitimit të riinvestuar (115 milionë euro), pasojë e zgjerimit të fitimit të kompanive me kapital të huaj që operojnë në vend. Në të njëjtën kohë, pagesat e interesave shënuan nivelin 25 milionë euro.

Por, krahas rritjes së fitimeve nga kompanitë e huaja, që tjetër arsye që ka nxitur transferimin e tyre, lidhet me një lehtësi fiskale të ndërmarrë nga qeveria, sipas së cilës, bizneset do të tatoheshin me 8% për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë (nga 15% që ishte më parë), përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që u përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.

Kjo nxiti një valë shpërndarjes së fitimeve të mbartuara nga kompanitë e huaja.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, të ardhurat nga dividendi në janar-shtator të këtij viti ishin rreth 11 miliardë lekë (90 milionë euro), me trefishim në raport me vitin e mëparshëm. Kësaj shume i korrespondon një fitim i shpërndarë prej 137 miliardë lekësh (rreth 1.1 miliardë euro), bazuar në një nivel dividendi prej 8%.

Kompania që bëri shpërndarjen më të madhe të dividend ishte Telekom Albania. Në prill të këtij viti, Telekom Albania, operatori i dytë i telefonisë celulare në vend, ka vendosur që të shpërndajë 50 miliardë lekë (400 milionë euro) si dividend për aksionerët e Cosmote Mobile Telecommunication. Shoqëria ka një fitim të grumbulluar të pashpërndarë në formën e rezervave, nga vitet 2001 deri në vitin 2010 dhe që tani do të shpërndahen në formën e dividendit për aksionerët. Operatori i telefonisë celulare ka derdhur 2 miliardë lekë pagesë në shtet si tatim mbi dividend.

Përfituesi i dytë më i madh ishte Banka Kombëtare Tregtare, që ka derdhur 193 milionë lekë pagesë për dividend, i ndjekur nga Tirana International Airport, me 158 milionë lekë, Raiffeisen, 67 milionë lekë, sipas tatimeve. Këto katër kompani janë me kapital të huaj dhe kishin më shumë se 500 milionë euro fitime të pashpërndara.\Monitor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGON LINJAT E SAJ TË PËRSOSURA/ Bashkëshortja e portierit serb i vë “flakën” rrjeteve sociale
Previous article "TURP KJO..."/ Ilir Meta poston një shkrim të Zija Çelës kundër Ramës, për mediat

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT