• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TURP KJO…”/ Ilir Meta poston një shkrim të Zija Çelës kundër Ramës, për mediat
Home
Politikë

“TURP KJO…”/ Ilir Meta poston një shkrim të Zija Çelës kundër Ramës, për mediat

16 December, 2019 F.autor Politikë

Ilir Meta iu është bashkuar atyre që kundërshtojnë projektligjin e Qeverisë për shpifjen.

Ai ka postuar një shkrim të Zija Çelës, dhe thotë se “Zija Çela, një emër dhe një mendje që duhet dëgjuar në çdo kohë”.

Shkrimi i Zija Çelës, i shpërndarë nga Meta  

Pesëmbëdhjetë vjet ma parë kështu e pata filluar një shkrim: “Unë ndiehem i lidhur me pranga, përderisa gazetarët Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka mbahen në burg. I takon pjesës së shëndoshe të shtetit t’ia beje zap pjesës tjetër te tij, asaj pjesë që ia çmojmë punët e mira, por që here pas here reflekton shpirtin e gardianit. Dhembja solidare kundër çdo padrejtësie, kjo është fuqia e vërtetë që ia hedh trutë ne ere shkrimtarit.” (Gazeta Drita, 13 shkurt 1994)

Natyrisht atëherë ca ma tepër, por edhe sot e kësaj dite media vuan nga simptoma problematike. E meta kryesore më duket humbja e aftësisë për t’u vetëshëruar, duke u vetëqeverisur. E kjo do të thotë se mungon Kodi i saj i Etikës. Qysh nga mesi i viteve ‘90-të, Piro Misha me pati dhënë si redaktor librin e një autori të huaj, të respektuar ndërkombëtarisht. E aty zinte shume vend Kodi i Etikës. Përse kjo vonesë në formulim e zbatim?!

Sidoqoftë, për hir të së vërtetës, ligji për mediat erdhi duke u liberalizuar, aq sa parlamenti i maxhorances se atëhershme e hoqi edhe nenin për shpifje. Tekefundit ishte pa vend ajo vjegë, meqë ashtu si çdo qytetar, edhe gazetarët i nënshtrohen barabar si Kodit Civil, si atij Penal.

Në këto rrethana, nuk mund të hesht as tani, kur jemi në vigjiljen e miratimit të një ligji kërcënues, i cili duke u mbruajtur me elemente të censurës, kufizon në mënyrë të frikshme Lirinë e Medias dhe fjalën e lirë, si një nga të Drejtat e Njeriut.

Por si mund të shprehem sot? Unë ndihem në kundërshtim me Parlamentin tonë monist, përderisa synon një ligj autokratik që sjell dënime të legalizuara. Sepse ka hekura me kllapa për duart, por ka edhe tel hekuri që, në mënyrë rrufjane, u lidh gjuhen punëtorëve të medias. E përse u dashka të mbeten pa gojë?! Apo që të mos dëgjohen klithmat, sa herë vihen në mbrojtje të interesit publik. E pra është e turpshme kjo njollë e ky kthim prapa për vendin, i cili kryeson OSBE-në!

Sa për mua, ndoshta s’më mbetet tjetër, veçse dhembja solidare që ia hedh trutë në erë shkrimtarit. Me këte rast, ju kujtoj deputetëve se goja e lidhur është shenjë e vdekjes. Prandaj mblidheni mendjen, zotërinj të vegjël, mos beni hajgare.

Vendimi suprem i njihet vetëm nje Supremi, atij te plotfuqishmit që e quajmë Zot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIVELI MË I LARTË NË HISTORI/ Kompanitë e huaja transferojnë fitime rekord në Shqipëri
Previous article DËMET NGA TËRMETI/ Miratohet bonusi i qirasë për 16o familjet e prekura në Lezhë (LISTA)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT