• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË LIBRAZHD/ I jepet lamtumira e fundit Rezarta Hajdarit, ende mister vdekja e saj
Home
Uncategorized

TRAGJEDIA NË LIBRAZHD/ I jepet lamtumira e fundit Rezarta Hajdarit, ende mister vdekja e saj

16 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Uncategorized

Tre ditë pas vdekjes së saj që shkaku ende mbetet mister, është përcjellë për në banesën e fundit, 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, e cila ndërroi jetë më 13 dhjetor në dhomën e saj të gjumit, vetëm 5 ditë pasi ishte martuar. I helmuar së bashku me të mbeti edhe bashkëshorti i saj, Olsi Hajdari i cili ka dalë nga spitali ditën e djeshme dhe tashmë ndodhet pranë familjes së tij në fshatin Xhyrë të Librazhdit.

Në fillim pista kryesore e hetimit të policisë është se çifti u vetëhelmua me fostoksinë, ndërsa më pas kanë ngritur edhe pista të tjera si një helmim i mundshëm nga persona të tjerë. Ndërsa nga dëshmia e Olsi Hajdarit, 27-vjeç, bie poshtë pista e vetëhelmimit ose helmimit. Ai ngre dyshime se e gjitha mund të ketë ndodhur nga çlirimi i gazit nga ngrohja që kishin në dhomën e gjumit, mangall me prushë.

Sipas dëshmisë së 27-vjeçarit ata kanë ngrënë bukë në mbrëmje dhe më pas ka qenë ai që ka marrë mangallën me prush, e ka vendosur në dhomë dhe kanë rënë të flenë gjumë së bashku me gruan e tij. Më pas ai thotë se nuk mban mend më asgjë. Tashmë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të ndarjes nga jeta të 19-vjeçares.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH ËSHTË FABRIZIO BUCCI/ Ambasadori i ri italian që pritet të zëvendësojë Alberto Cutillo-n
Previous article "MEACULPA" PËR SJELLJEN ME GAZETARËT/ Brace "IRONIZON" Bashën: Skenë më të ndyrë se kjo...

k.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur... Aktualitet

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur...

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT