Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj “mea culpës” së kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me sjelljen ndaj mediave në vitet kur ishin në pushtet.
Në një postim në instagram ai shkruan se kërkesa e ndjesës nga ana e Bashës, ishte sipas tij një skenë shumë e shëmtuar.
“Patjetër; “Mea Culpa” si për ata të katërt që u pushkatuan në mes të Bulevardit! Patjetër; “Mea Culpa” shlyen çdo krim pushteti! Patjetër, ti i jep një dorë me shpifjen “e vrau ky me çadër në dorë, jo pushteti” apo, “gazetari im u shpua nga glasa e një zogu, jo nga plumbi i pushkës së shtetit”! Skenë më të ndyrë se sa kjo “Mea Culpa” nuk ka!“- shkruan Braçe.


