Nderkohe qe vdekja e nuses se re Rezarta Hajdari, 19-vjecares qe nderroi jete ne shtrat, vetem 5 dite pasi kishte bere dasmen, mbetet ende e mbushur me mister, prinderit e saj nuk besojne ne ngjarje aksidentale sic ka thene dhendri dhe bejne apel te forte per drejtesi.
Ata duan te dine pse vdiq vajza e tyre vetem 5 dite pasi e percollen nuse ne shtepine e burrit, Olsi Hajdarit, i cili tashme ka dale nga spitali, ku shkoi ne gjendje te rende dhe me shenja te qarta helmimi.
Gazetarja e “Panorama” raporton se pas dyshimeve te forta qe ngriti qe ne fillim vellai i viktimes, edhe prinderit e saj sot kane dale me disa deklararta.
“Nuk besojme fare ne ngjarje aksidentale, shteti duhet te hetoje ngjarjen dhe te na jape pergjigje pse vdiq vajza jone”, – thone ata, duke shprehur hapur mosbesim ne variantin qe dha dhendrri Olsi, qe kishin vene mangall ne dhome per t’u ngrohur e me pas nuk kuptoi me asgje se cfare ndodhi.
“Nuk e besojme fare kete variant, ne do te bejme kallezim ne prokurori”- kane thene prinderit e te ndjeres.
Pas dy ditësh në koma, Olsi vetëm dy dite me pare ka mundur të ndërgjegjësohet.
“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital, se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tregoi ai.


