• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BORIS NIS “SPASTRIMET”/ Largon një të tretën e ministrave dhe kër cënon TV shtetërore
Home
Nderkombetare

BORIS NIS “SPASTRIMET”/ Largon një të tretën e ministrave dhe kër cënon TV shtetërore

16 December, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një javë zjarri i pret britanikët pas fitores së Konservatorëve.

Kryeministri është i vendosur të rikthejë në votim marrëveshjen e tij për Brexit deri në Krishtlindje, si dhe të vazhdojë me një riorganizim të qeverisë, i destinuar për ta revolucionarizuar ekzekutivin.

Sot deputetët rikthehen në dhomat e parlamentit, për të rimarrë në duar ligjin që do të rregullojë largimin nga Evropa.

Edhe pse rruga parashikohet të jetë më e lehtë për Johnson, mbeten gjithësesi shumë gjëra për të diskutuar. Të enjten Mbretëresha do të përurojë Parlamentin e ri me një ceremoni të reduktuar dhe më pas Johnson do të fillojë me lëvizjet e para.

Sot pritet zëvendësimi i Ministrit të Kulturës Nicky Morgan dhe Ministrit për Uellsin, Alun Cairns, por një qarkullim i plotë do të duhet të presë deri në shkurt.

Ndërkohë që, tashmë po ravijëzohet një luftë e fortë me televizionin shtetëror. Një betejë, e cila tashmë ka filluar pjesërisht: Doëning Street ka kërkuar nga ministrat e vet që të mos marrin pjesë në programin e famshëm “Today Programme” gjatë fundjavës, në Radio 4 dhe burime qeveritare kanë bërë të ditur që ekzekutivi synon të “mos përfshihet fare” në të ardhmen.

Por kryeministri mund të ngrejë stekën, pasi e ka bërë me dije gjatë fushatës zgjedhore, kur pretendoi se tarifa për televizionin është një taksë që nuk ka më asnjë arsye të ekzistojë.

Fjalimi i Mbretëreshës do të ilustrojë një rritje të shpenzimeve për të ringritur shërbimin shëndetësor kombëtar, me 33.9 miliardë paund gjatë katër viteve.

Eshtë hera e parë në shumë vite që një qeveri angazhohet ligjërisht në këtë drejtim. 78 miliardë të tjerë do të përdoren gjithashtu për të përmirësuar transportin në Veri të Anglisë, me ndërtimin e rrugëve dhe urave të reja. Të gjitha objektiva, që vetë Johnson i kishte manifestuar personalisht një ditë pas votimit, kur shkoi në Veri, në zonën laburiste të Toni Blerit, e “pushtuar” nga Konservatorët për herë të parë në 84 vjet.

Që të Premten, kryeministri kishte thirrur të gjithë zyrtarët e lartë publikë në Doëning Street, përfshirë sekretarin e kabinetit Mark Sedëill, duke theksuar se tani e tutje qeveria do të duhet të punojë për të përmirësuar jetën e votuesve të klasës punëtore në Veriun e Anglisë, të cilët kishin vendosur të votonin Konservatorët. Më 31 janar, departamenti për Brexit do të mbyllet, dhe stafi i tij do të ndahet midis ekipit të negociuesve të David Frostit dhe departamentit të tregtisë ndërkombëtare.

Kryeministri nuk do të bëjë pushim as për festat e Krishtlindjeve, të cilat do t’i kalojë duke hartuar një plan për ndryshime madhore në të gjithë sektorët e qeverisë.

Ndër këto do të përfshihen: krijimi i një departamenti për kufijtë dhe imigrimin, i ndarë nga departamenti i brendshëm për të përmirësuar sigurinë dhe operacionet për sistemin e lejeve të kërkuara në periudhën pas Brexit, bashkimi i departamentit të tregtisë ndërkombëtare me atë të Biznesit, për të krijuar një organ më të fuqishëm në gjendje të inicojë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Australinë dhe në të njëjtën kohë të transformojë ekonominë e Anglisë Veriore; bashkimi midis Zyrës së Jashtme dhe Departamentit për Zhvillimi ndërkombëtar, dhe ndarjen e departamentit të biznesit nga departamenti i energjisë dhe ndryshimit të klimës.( Il Giornale – bota.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË LIBRAZHD/ Reagojnë prindërit e nuses 19-vjeçare që vdiq 5 ditë pas dasmës: Nuk e besojmë, ne…
Previous article "MË KANË OFRUAR SEKS PËR TË BËRË KARRIERË"/ Këngëtari i njohur shqiptar “shtang” të gjithë me atë që thotë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT